Nika: Frutat bizare të këtyre zgjedhjeve

February 11, 2014   | Opinione

Muhamed-NikaShkruan: Muhamet Nika

FRUTAT BIZARE TË KËTYRE ZGJEDHJEVE

Për ata që nuk e kanë dëgjuar , i rikujtojmë, se fjala politikë, vjen nga, fjala greke Polis  që do të thotë Qytet(Jo katund…)?!! Fjala, si kuptim, nënkuptonte marrëveshjen shoqërore që bëhej në qytetet e atëhershme shtete , të Greqisë së lashtë, për të qeverisur vendin. Marrëveshjet, ishin të hapura, dhe bëheshin, në sheshet adekuate të qytetit,  direkt nga populli, dhe  prandaj procesi quhej demokraci( pushtet i popullit). Kjo ngjante në Athinë, kurse sistemi, i qeverisjes, në Spartë , ishte  sërish demokratik,  mirëpo, me qytet , udhëhiqnin fisnikët- aristokratët e pasur… Nga kjo , i bie që në Athinë,  të sundonin,të majtët, kurse në Spratë  të djathtët… Edhe ne në Ulqin, pas viteve 90, të paktën në mënyrë deklarative, ishim si në  Athinë …, mirëpo  krizat e shpeshta, bënë që në Ulqin, të instalohej një koalicion, popullor dhe aristokratik..Shihet se  shumë veta,  menduan,  që njerëzit  më të pasur në Ulqin duke zgjedhur për  kryetar të saj  ,  njeriun, që sot  është kryetari   më i pasur  i komunave në Mal të Zi,  (35 miljon euro pasuri), do të bënte për kryetar të komunës më të varfër , por menjëherë  idila u prish…, koncepti i  qeverisja   të djathtë dhe  të majtë dështoi duke provokuar zgjedhje të parakohshme…

Kuvendi i Ri , i Ulqinit sërish lindi sakat…?!!!

Në një shkrim  më  herët , para zgjedhjeve, patëm, tërhequr vërejtjen , që skena politike në Ulqin( në konceptin e ngushtë  brenda qytetit),  është shumë e përçarë dhe kjo pastaj doemos krijon  efektet anësore edhe në rrethinë  …?!!!

Nuk e di, a e  ka menduar kush ndonjëherë, se nga 33 këshilltarë të kuvendit të Ulqinit, sa zgjidhen  për kuvend, si rezultat i përçarjeve partiake , i bie që  15 këshilltarë të lindin totalisht të gjymtuar(Sakat), sepse, nuk mund të arrijnë, kurrfarë marrëveshjej politike, për të qeverisur  Ulqinin – Sipas shembullit të  Polisit(politikës  greke)…?!  Në se këtu fusim edhe serbo- malazezët( që janë peng i problemit shqiptaro – serb, kuptohet,  sipas  makro planit , i cili reflekton edhe këtu te ne), i bie që  gjithsej të jenë, 17 këshilltarë  të lindur sakat…?!!! Dhe konkretisht :8 Forca, 3 UDSH, 2”Pozitivna” dhe 2 SDP-ja, të cilët po shihet, nuk  mund të paraqesin grup…?! Gjysmë sakat- me marrëdhënie tepër të brishta brenda llojit , janë po duket edhe  7 këshilltarët  e  Koalicionit Shqiptar, të cilët, nuk mund të bashkëpunojnë, ase si, me 3 këshilltarët e UDSH-së, për shkak të hasmërive të reja e të vjetra…?!!!

Nënë ma mbaj kopilin sa t’i them tjetrës  Kurvë( popullore anamalëse)…?!!!

Në realitet, opinioni aktualisht  e heton se  për  ngjarjet ,  që u thanë rreth bisedimeve ,  ata , në fakt  qenkan diçka  e   sajuar, sepse, nuk paskan ngjarë ashtu, siç  kallëzohen… Historitë, e këtyre takimeve, janë me  shumë të papritura, me  një version të përpunuar , që vazhdimisht përsëritën nga palët…, duke nxjerrë copëza të personalitetit të dikujt, që më pas ekzagjerohen në pa kuptim?!!  Duke, e pasur para sysh, linjën, e bisedave, që shihet,  vështirë është të na bindin , që  palët kishin vullnet për bashkëpunim…. Imponohet, përshtypja, se  ata me siguri, kanë pritur, më mëzi  ,  që kush do të jetë ai i pari, që” do të  bjerë në pritën e ngritur” dhe të deklarohet që është kundër marrëveshjes, për t’i shpallur ata , të dështuara …, duke vrapuar (kush më parë)në prehër  të DPS-it…, ndërsa akuzat  që dëgjohen, të  kujtojnë atë populloren e përmendur anamalëse- të  frutave bizare…?!!

A doli Zenka jashta  fushës magnetik…?!!

Në galaktikën tonë sqarojmë që  dielli   shquhet për fushat  e veta magnetike, të cilat përcjellin  një sasi  valësh magnetike  në tokë….Shkencërisht, është vërtetuar, se fjala bie, shumë zogj shtegtarë, po  në mesin e të cilëve, edhe pëllumbat, i përdorin valët e cekura , për orientim në hapësirë…Ndërsa, pëllumbat, që dalin jashtë ndikimit të valëve   magnetike, duke i  humbur ata , për pasojë , e humbin orientimin, dhe nuk mund të kthehen në shtëpi, sepse harrojnë rrugën…?!! Ngjashëm, me pëllumbin, po duket se  edhe Zenka, me deklaratën, e tij, për braktisjen e bisedimeve me partitë shqiptare” i humbi valët e fushës së vetë magnetike”, kur deklaroi, rreth kushtëzimeve të mundshme, se ai , nuk njeh as Podgoricën, as Prishtinë, e as Tiranë….?!! Nisur, nga përvoja personale,  me siguri , që nuk ka pasur, presion nga Podgorica, por nëse dëshironte , të ishte praktik, atij, nuk iu nevojit, të përmendte Prishtinën  dhe Tiranën- si fusha magnetike, të shqiptarëve në Mal të Zi. Të paktën,  fakti i emërimit  të  Dinoshës për ambasador në Tiranë e vërteton këtë. Ose, edhe më keq,  Zenka, nuk është në një linjë as me të…?!!!  Është interesant,  të cekët, sipas nesh, se  vetë politikanët shqiptarë   i thërrasin, për ndihmë qendrat kombëtare, por kur ata dëshirojnë, tu ndihmojnë, ata i mohojnë….?! Mësohet, se përveç  Zenkës edhe Bardhi, në mbledhjen e fundit, me përfaqësuesit e Shqipërisë, në nivel të shqiptarëve , në Maltë Zi, kish thënë atyre: “ ….Ju fillimisht, shkoni e rregulloni punët  tuaja , në Shqipëri, e pastaj hajdeni të na qani hallin këtu…?!! Një komoditet të paparë, politika, shqiptare , dihet se e tregoi edhe pas mbledhjes së përbashkët të te  dy Qeverive Shqiptare në Prizren…, çka vërteton tezën tonë!!!!

Përse Zenka  nuk pati të drejtë morale, të mohojë Prishtinën dhe Tiranën….?

Në se e kthejmë filmin pas në kohë, kur pas shkëputjes së Degës së LD- së , për Ulqin (UDSH-SË), nga Bardhi, dhe pasi nja 10 vjet mbetën pa pushtet, ishin  pikërisht,  këta të UDSH,  si parti, që  , kërkuan dhe realizuan, ndërmjetësim të Prishtinës dhe Tiranës, për tu bashkuar me Bardhin….?!!! Presioni, atë herë vërtetë, ka qenë tepër i madh, dhe për sinqeritet po shtoi, se qysh në vitin 98, Bardhi,  më pat thënë, që  edhe pse UDSH , ishte më e vogël,  ka ardhur koha, tu jepej  kryetari i komunës.., gjë që, atëherë, nuk ishte e realizueshme sepse, nuk lejonte grupi i Anës  së Malit, brenda Lidhjes-më vonë  ky grup u identifikua, si Bashkimi Demokratik….?!!! Mendoj që edhe këta bisedime do të sharrojnë,  nëse , nuk ndërrohet grupi i bisedimeve  të partive për marrëveshje,  duke vepruar si në vitin 2005, kur partitë shqiptare, ndërruan  trupin e negociatorëve  brena shqiptarëve , që tejkaluan krizën- ata , atë herë, ishin persona me oponencë në UDSH… Ose  të sprovohet me një grup  të  përzier nga të rinjtë e partive shqiptare, të cilët duhet të hartonin kornizën e një marrëveshjeje të re, kuptohet me ndërmjetësim të një “ pleqnie” shumë partiake( por jo nga ata që flasin  me zor, ose nuk flasin fare….)?!!! Le të na falë Forca dhe Pd-ja (koalicioni shqiptar), po si mund të shpallën, bisedimet e dështuara, nëse nuk trokitët, nga këta dy,  në derën e dy këshilltarëve të Malit të Zi- Pozitiv, të cilë, fjala bie, për momentin, do të kompensonin , largimin e Zenkës…?!! Një fjalë e urtë thotë: Oreksi vjen duke ngrënë?!! E Leonardo, thoshte , se teoria e suksesit, është në të kuptuarit, se çdo gjë është e lidhur me çdo gjë…?!!!! Më mirë, do të ishte, për të gjithë, të jetojnë , në harmoni me fushën magnetike të qendrave….?!!!