ADN-i eshtrave te kthyera nga Ulqini i përkasin Isa Boletinit

February 12, 2014   | Bota

Isa-BoletiniADN’ja ka konfirmuar se eshtrat e kthyera nga Ulqini i përkasin Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Familja Boletini thotë se varrimi i eshtrave të Isa Boletinit, do të bëhet javën e ardhshme në vendlindjen e patriotit, në Boletin.

Eshtrat e atdhetarit Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij, të cilët u vranë në pritë nga malazezët në Podgoricë, të cilat për vite të tëra janë në qytetin e Mitrovicës, edhe zyrtarisht pas analizave të ADN’së janë konfirmuar se i përkasin atij.

Këtë lajm e kanë konfirmuar nipi i Isa Boletinit, Xhaviti dhe stërnipi Gazmendi. Ky i fundit tha se ata si famije asnjëherë nuk kishin dyshuar për vërtetësinë e eshtrave të sjellë nga Ulqini, raporton mitrovicatoppress.

“Pas shumë pritjeve edhe vonesave  mund të konfirmoj se mostrat e AND-së të dërguar për analizë dhe ekzaminimi janë kthyer pozitive që do thotë është konfirmuar se eshtërt janë të Isa Boletinit dhe djalit të tij Halilit. Kështu konfirmohet se  eshtërta janë të trupave të trimave shqiptarë të vrarë në Podgoricë, ndonëse monstrat e 6 trupave të tjerë pritet të kthehen javën që vjen dhe deomos pritet të konformohen se janë të bashkëluftëtarëve të Isës”.

kulla-Isa-Boletini

“Ne si familje asnjëherë nuk kemi dyshuar në vërtetësinë e eshtrave që janë sjell nga Ulqini jo vetëm nga dëshmia dhe besueshmëria e atyre që me vite i kanë ruajt dhe janë përkujdesur por edhe nga ata që i sollën, i ruajtën deri sot dhe na i dërguan neve si pasardhës”.

Pasi që ADN’ja ka vërtetuar se eshtrat i përkasin Isa Boletinit, familja pret që këto eshtra t’i varrosë tek varret Kulla-Muze në fshatin e lindjes së Isa Boletinit, në Boletin.

Gazmend Boletini tha se ka marrë premtimin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, se varrimi i Isa Boletinit do të jetë dinjitoz, njësoj sikurse janë vlerat e tij atdhetare.

“Ne kemi biseduar me kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtiri nga I cili kemi marr premtimin se do mbështetemi në varrimin dinjitoz të gjeneralit Isa Boletini, ndërsa po kështu përkrahje kemi gjetur edhe nga kreu I Tiranës Lulzim Basha, takimet dhe kontaktet do të vazhdohen me të gjitha qytetet edhe krerët institucionalë, në mënyrë që ceremonia  e varrimit të jetë konform vlerës dhe kontributit që ka dhënë Isa Boletinin çështjes shqiptare”, ka thënë Gazmend Boletini.

Rivarrimi i eshtrave të Isa Boletnit pritet që të bëhet në javën e ardshme.

Lajmi net

YouTube Preview Image

SHAQIR ISMAILI NE LIDHJE ME ISA BOLETININ

Prej vitit 1980 e deri në vitin 2004 kam qenë i punësuar në kuadrin e bashkësisë islame duke ushtruer profeionin kryeimam në Titograd- 1992 Podgoricë. Popullata muslimane e Titogradit ka qenë e detyruar t i braktisi varrezet muslimane, të quajtur „Tursko Groblje“ ne Pobrezhje qyshë në vitin 1973. Duke i u cakturn nj parcel tjetër jashtë qytetit afro 8 km, te lumi Cem-Toka e Zezë. Komuna e Titogradit, në mjedis të asaj parceles 2 hektarë e rrethoj dhe ndertoi një varreze të përbashket në të cilin do varroheshin eshtrat e pa identifikuara nga vorret Pobrezhje. Në lidhje me çashtjen e gërmimit të eshnave të Isa Buletinit me tetë shokët e tij nga varrezet Pobrezhje të Podgoricës në Mitrovicë me përgjegjësi të plotë deklaroi: -Vorret në Pobrezhje prej 1973 deri në vitin 1998 janë në disa faza i ka shkatërruar komua e qytetit. Për çdo herë komuna lajmonte Këshillin e bashkësisë islame duke apeluar që BI të lajmëroj të interesuarit t i heqin eshtrat e familjeve të tyre e ti shti në dhe Te Cemi ose diku tjetër. Gjathsaherë, Bashkësia islame berë shpallje në gazeta – Pobjeden e Titogradit e në Oslobogjenjen e Sarajevës për ketë çashtje. Në ato ftesa janë përgjegjur numer i vogël se pse me kohë shumica e varrezeve ka qenë e rafshueme me tokë pa epitafe e mbishkrime. Për eshtrat e Isa Buletinit me bashkluftetarët e tij është interseuar arkivi historik i Kosovës i drejtuar nga i ndjeri Muhamed Shukriu.

Shukriu me ekipin e vetë para vitit 1980, para se unë kaloja në Titograd, ka vizitu Ulqinin dhe Titogradin. Ai ka konfirmu në Bashkin islame në Titograd, me viziten e tij të dytë në kryeqytetin e Malit të Zi në vitin 1994 në prezencë të Kryetarit të BI Idriz ef. Demirit dhe shokëve të tij: Molla Asllan Muratin, kryeimam i Mitrovicës si edhe me nipin e Isa Buletinit Remzi Miratin. Muhammed Shukriu konfirmoj se në viziten e parë në Ulqin ka arrijtë të heqin një pjesë të eshtrave të Ymer Prizrenit e ti barti në Kosovë, kurse në Titograd, në Pobrezhje duke u sherbyer me harta e skica ka gjetë vorrin dhe epitafin me emrin Isa Buletini, icili epitaf edhe sot gjindet në grumbullin e gurvarreve e epitafëve buzë vorrezeve në Cem. Në zbulimin e vorrit të Isa Buletinit kanë qenë të ndihmueme nga ndjeri Ahmed Jakupoviq.

Në atë kohë, fatkeqësishtë organet shtetërore nuk lejuen të gërmonin e t i marin eshtrat prej M. Të Zi për në Kosovë. As në vitin 1994, në kohen luftes në Bosne e Hercegovinë e Kroaci ekipi nga Kosova i drejtuar nga i ndjeri Muhammed Shukriu u këthy në Kosovë pa rezultat. Miropo, për çdo eventualitet, për raste më të volitëshem, paten lenë numrat e telefonëve M. Shukriu. 029 22457 –Prizren, Rr Xhevdet Doda- Prizren. Dhe Mulla Asllani +381 28 22883. Mitrovicë. Komuna e Podgoricës në vitin 1998 definitivishtë pat vendosë që parcelen e vorreve të dikurshëm ta shëndroj në park të qytetit me elementet e parkut kohorë. Jajmëroi Këshillin e Bashkësisë islame që edhe një herë të lajmëroj të interesuarit t i gërmihin varrezet e famileve të tyre se më nuk kanë me pasur rast t i çvendosin nga kompleksi i vjetër i vorreve në Pobrezhje se do të shtohet me beton e do të vehen lule dhe bimë të ndryshme. Harxhimet për çvendosje të eshtrave i merr mbi veti komunja e Podgoricës. Bashkija Islame me njëherë lajmëroi Mulla Asllanin në Mitrovicë se përfundimishtë, shansi i fundit që duhet te shfrytëzohet, është ky. Pas pak kohe në Podgoricë arrijti Muhamed Shukriu, drejtori i institutit me Remzi Muratin, nipin e Isa Buletinit. Me veti kishin sjell edhe skicen e kompeksit të vorreve Pobrezhje. Për koordinues rreth zbulimit të eshtrave të Isa Buletinit me shokë, nga Bashkija islame u caktu Shaqir Smaikoviq (Shaqir Ismaili), nga komuna Brano Jovanoviq. Kërkimet kanë zgjatë më se 20 ditë.

Ekipi nga Kosova kje vendosë në hotelin Podgorica. M. Shukriu na ka rrëfy se me skeletin Isa Buletinit, u zbuluene edhe të tjerët u zbuluen edhe bashkëluftaret e tij të vrarë në Podgoricë në vitin 1916 e te varrosur nga muslaimanst e Podgoricës fshehtas në kompleksin Pobrezhje të Podgoricës. Gjatë akcionit të gërmimeve nuk janë tregu emrat dhe viti i vrasjes së këtyre herojve. Pas luftës kemi vizituar Mulla Asllanin i cili na ka premtu se dotë na ftojë në varrimin e tyre dinjitoz në Mitrovicë. Kjo shkurtimisht është e vërteta për Isa Buletinin dhe barten e eshtrave të tij prej varrezeve Pobrezhje të Podgorices në Mitrovicë.

SHAQIR ISMAILI, imam në pension, Sarajevë, Semira Fraste, 16.

MONOGRAFIA - BOJKU NË ANË TË MALIT.1