KF Prishtina 12 ditë në Ulqin – TV TEUTA Video

February 12, 2014   | Sporti / Sport

KF PrishtinaPrishtinë, 11 shkurt – Pas më shumë se një muaji të fazës përgatitore në Prishtinës, skuadra nesër merr rrugën për në Ulqin ku do të qëndroj për dymbëdhjetë ditë në kuadër të fazës së dytë përgatitëse. Gjatë kësaj kohe skuadra pritet t’i zhvilloj disa ndeshje miqësore-përgatitore.

Skuadra udhëton nesër, e mërkurë 12 shkurt, në mëngjes nga ora 08:30. Lista përbëhet nga 24 futbollist dhe shtabi teknik, ndërsa do të mungoj vetëm mesfushori Qëndrim Jahaj i lënduar.

Portierët Kushtrim Mushica, Alban Muçiqi, Bledar Hajdini, mbrojtësit Armend Thaqi, Viktor Kuka, Liridon Kukaj, Adnan Haxhaj, Akil Makolli, Liridon Leci, Drilon Berisha, mesfushorët Isuf Llumnica, Berat Ahmeti, Azem Ahmeti, Driton Krasniqi, Argjend Malaj, Gentrit Begolli, Granit Begolli, Agron Gashi, Lorik Aliu,. Si dhe sulmuesit Liridon Latifi, Shkëmbim Salihu, Labinot Shabani, Shend Kelmendi e Kastriot Rexha, janë pjesë e ekspeditës së Prishtinës.

Ndërkohë, Prishtina ka njoftuar se ka liruar Berat Hysenin. Sulmuesin e deritashëm, klubi e ka liruar me kërkesë të tij. Hyseni do të jetë futbollist i ri i Ferizajt. Hyseni në Prishtinë qëndroi në stinorin vjeshtor dhe shënoi më së shumti gola në ekipin e Prishtinës (5), ndërsa është paraqitur në 15 ndeshje kampionale.

Koha Net

YouTube Preview Image