Në Ulqin thellohet përçarja mes partive shqiptare

February 12, 2014   | Lajmet / Vijesti

Albanske partije ujedinjeno na izbore u Crnu GoruPas humbjes së zgjedhjeve të 26 janarit, faktori politik shqiptar në Ulqin po dështon edhe në gjetjen e konsensusit për zgjedhjen e një kryetari komune të përbashkët nga radhët e tyre.

Sistemi zgjedhor në Mal të Zi parashikon votimin për këshilltarët dhe ata më pas mund të zgjedhin me shumicë kreun e njësisë vendore.

Edhe pse zgjedhjet u fituan nga partia e Gjukanovicit, partitë shqiptare, të ndara në tre fronte, nëse bashkohen mund të përbëjnë mazhorancën me 18 këshilltarë nga 33 që ka gjithsej komuna, raporton Top Channel.

Negociatat e krerëve të partive politike shqiptare filluan pak ditë më parë, por mbledhja e fundit e zhvilluar të dielën ka futur në rrugë pa krye procesin, pasi njëra prej partive është larguar nga tryeza e negociatave.

Tashmë kryeqendra e shqiptarëve të Malit të Zi rrezikon të drejtohet për katër vitet e ardhshme nga partia malazeze e Gjukanovic./TCH/

YouTube Preview Image