Sot KF Prishtina në Ulqin – Video

February 13, 2014   | Sporti / Sport

KF PRISHTINA NE ULQINSot në mëngjes ekspedita e FC Prishtinës, e përbërë nga 30 persona, udhëton për në Ulqin ku do ta kryejë fazën e dytë të përgatitjeve për garat pranverore në Superligën e Kosovës. Faza e parë në të cilën është punuar në qëndrueshmërinë fizike tashmë ka përfunduar dhe skuadra nuk ka pasur telashe.

“Në Ulqin do të punohet më shumë në aspektin tekniko-taktik si dhe do t’i zhvillojmë disa ndeshje kontrolluese pas të cilave do të dihet edhe përbërja e skuadrës”, tha kryetrajneri Afrim Tovërlani. I vetmi futbollist, i cili nuk do të udhëtojë për në Ulqin është i riu Qëndrim Jahaj, i cili ka lënduar ligamentet. Kjo e ka brengosur mjaft Tovërlanin, i cili thotë se: “ka qenë shumë afër përbërjes së parë dhe sinqerisht më është dhimbsur shumë”.

Prishtina në Ulqin do të qëndrojë 12 apo 14 ditë, varësisht nga moti që do të marrë, kurse sa u përket rivalëve në ndeshjet kontrolluese ato do të jenë skuadra të ndryshme që për momentin janë në përgatitje në Ulqin, ndërkohë që nga skuadrat kosovare është e sigurt se edhe Ferronikeli do të përgatitet në këtë vend, por ka gjasa që këtë ta bëjë edhe Hysi.

Futbollistët që do të udhëtojnë për në Ulqin janë: Kushtrim Mushica, Alban Muçiqi, Bledar Hajdini, Armend Thaqi, Viktor Kuka, Liridon Kukaj, Adnan Haxhaj, Akil Makolli, Liridon Leci, Drilon Berisha, Isuf Llumnica, Berat Ahmeti, Azem Ahmeti, Driton Krasniqi, Argjend Malaj, Gentrit Begolli, Granit Begolli, Agron Gashi, Lorik Aliu, Shend Kelmendi, Liridon Latifi, Shkëmbim Salihu, Labinot Shabani dhe Kastriot Rexha.

Baki Berisha

Zëri

YouTube Preview Image