Dritan Abazoviq: PDS faktikisht është opozitë

February 14, 2014   | Shtypi / Mediji

Dritan-Abazopviq-ekipi-Mali-i-zi-pozitivPërfaqësuesi i koalicionit “Së bashku për të ardhmen e Ulqinit” ,Mehmet Bardhi, i ka vërtetuar Portalit të RTMZ  se Forca dhe Koalicioni i tij kanë nënshkruar mbrëmë marrëveshjen për formimin e pushtetit në Ulqin. Mbrëmë është arritur marrëveshja që kryebashkiak i ri i Ulqinit të jetë Fatmir Gjeka . Këtë marrëveshje , siç është theksuar, do ta përkrah edhe Mali i Zi pozitiv.

Nga Këshilli komunal i PDS të Ulqinit megjithatë nuk besojnë se është  i realizueshëm një koalicion ndërmjet FORCËS dhe “Së bashku për të ardhmen e Ulqinit “dhe paralajmërojnë se PDS do ti vazhdojë bisedimet për formimin e pushtetit lokal. Kryetari i Këshillit të PDS për Ulqinin Loro Nrekiq, ka theksuar se FORCA dhe “Së bashku “,gjithsejtë kanë 15 këshilltar ,gjë që nuk është ndonjë marrëveshje e mirë e cila mund të konsiderohet serioze.

Nrekiq, konsideron se as mbështetja e Pozitives për këtë koalicion të mundshëm nuk mund të merret si serioze. Megjithatë edhe përkundër qëndrimit të tillë , deputeti i Pozitivës Dritan Abazoviq ,ka theksuar për Portalin e RTMZ se PDS faktikisht ka kaluar në opozitë.

RTCG