Shqiptarët e Ulqinit mund të rimarrin qeverisjen e komunes së Ulqinit

February 14, 2014   | Lajmet / Vijesti
Djeka-Cungu-AbazovicShqiptarët e Ulqinit mund të rimarrin Ulqinin nëse bëhen bashkë
Ulqini në 4 vitet e ardhshme, mund të udhëhiqet nga shqiptarët,  pavarësisht humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.Kështu, Forca e Re Demokratike dhe koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” kanë nënshkruar dje, datë 13 shkurt, marrëveshjen për formimin e koalicionit paszgjedhor për formimin e pushtetit lokal në Ulqin.Kërkesën e koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, me kryesues Fatmir Gjeka, është pranuar se do të mbështetet edhe nga Forca e Re Demokratike për kryetarë të Komunës së Ulqinit, duke bërë kështu që në 4 vitet e ardhshme Ulqini të udhëhiqet nga shqiptarët.Kjo do të jetë e mundur nese koalicioni do të përkrahet edhe nga një parti, që sipas parashikimeve do të jetë partia Mali i Zi Pozitiv, që deri tani ka shprehur përkrahje ndaj Fatmir Gjekës, raportojnë mediat ulqinake.
Forca-Koalicioni -Bashkë për të ardhmen e Ulqinit
Në zgjedhjet e 26 janarit Forca fitoi 8 mandate, koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” të cilin e përbëjnë Partia Demokratike, Lëvizja Perspektiva dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi fitoi 7 mandate kurse partia Mali i Zi Pozitiv fitoi 2 mandate.Redaksia online
(esh/shqiptarja.com) 

YouTube Preview Image