Çohen malazezët, demonstruesit ia mësyjnë Qeverisë, policia përdorë lotësjellës – Video + Foto

February 15, 2014   | Bota

Cohen malazezët ne demostrata-Podgorice-3Policia e Malit të Zi është përplasur sot me një grup demonstruesish të cilët kanë tentuar t’a çajnë kordonin policor për të hyrë në ndërtesën e Qeverisë në Podgoricë. Demonstruesit kanë gjuajtur me gurë policinë e cila ua ka kthyer atyre me gaz lotsjellës. Demonstruesit kanë kërkuar dorëheqjen e pushtetarëve malazez derisa njeriun me jetëgjatësinë më të madhe politike në Ballkan Milo Djukanovicin e kanë quajtur hajn.

Cohen malazezët ne demostrata-Podgorice-1

“Milo hajn”, “Poshtë Ranko, poshtë Filipi’ kanë qenë parullat e demonstruesve.

Protesta është inicuar në Facebook i cili quhet “Revolucion në Mal të Zi – të gjithë në rrugë.

Para disa ditësh një valë protestash ka shpërthyer edhe në Bosnjë e Hercegovinë.

Gazeta Express

http://www.rtcg.me/upload/boxFileData/2014/02/15/57239/15,0215%2002%20POK%20PROTESTI%20DN1_001.flv YouTube Preview Image