Fjalën e fundit për koalicion ne Ulqin e ka Dritan Abazoviqi

February 15, 2014   | Lajmet / Vijesti

Djeka-Cungu-AbazovicNëse forcat politike shqiptare në Ulqin bashkojnë forcat e veta sot atëher ato  mund të zgjedhin vetë kryetarin e komunës

Forca e Re Demokratike dhe Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” si dhe Mali i Zi Pozitiv pritet sot që të arihet marrëveshja  për formimin e koalicionit paszgjedhor në komunën e Ulqinit.

Pritet që sot drejtuesit e këtij koalicion të takohen me kryetarin e Këshillit komunal të Malit të Zi pozitiv, Dritan Abazoviq me tentim që ky koalicion të fitoi përkrahjen edhe të kësaj partie.

Kryetari i Partisë demokratike dhe i koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”  Fatmir Gjeka ka deklaruar për gazetën ” Vijesti ” që marrëveshja me Forcën dhe Malin e Zi Pozitiv për formimin e pushtetit lokal do jetë përfundimtare.

Sipas projeksioneve të këtij koalicioni, mbledhja konstitutive e Parlamentit lokal të Ulqinit mund të mbahet në fillim të javës së ardhshme, ku sipas kësaj marrëveshjes, koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” do të fitoj 35 për qind të funksionimeve në pushtetin e ardhshëm ekzekutiv, pak më shumë do të ketë  Forca e re  demokratike, ndërsa pjesën tjetër të funkcioneve do ti ketë Mali i Zi Pozitiv.

Duhet cekur se në zgjedhjet e 26 janarit Forca fitoi 8 mandate, koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” të cilin e përbëjnë Partia Demokratike, Lëvizja Perspektiva dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi fitoi 7 mandate kurse partia Mali i Zi Pozitiv fitoi 2 mandate.

YouTube Preview Image