ANSAMBLI “BASHKIMI KOMBËTAR”NË NEW YORK, SHEMBULL I RUAJTJES SË VLERAVE KOMBËTARE NË DIASPORË

February 16, 2014   | Opinione

haxhi-zeneliNga Haxhi Zeneli, këngëtar popullor

Populli shqiptar gjithëmonë, kudo që ata jetojnë e kanë  ruajtur dhe gjithënjë vazhdojnë t’a ruajnë me një fanatizëm folklorin dhe artin e tij .Ata kanë bartur me vehte traditat dhe folklorin e tyre,duke e përdorur atë për të ushqyer shpirtin dhe ndijenjat e tyre kombëtare.

Shqiptarët edhe pse u lagguan nga vendlindja e tyre,ata përherë janë të lidhur me token e tyre.Eqerem Çabej,na spjegon për shqiptarët,të cilët nuk e kanë aspak të lehtë të shkëputën nga trojët e tyre që lenë pas,por ata gjithmonë I kujtojnë.Ideja për mos t’harruar këto vlera kombëtare,ata zgjodhën folklorin si një mënyrë më të mirë.

Ansambli Bashkimi Kombetar

Në përgjithësi,për shqiptarët folklori ishte gjeneratori kryesor që mbajti gjallë ndijenjën kombëtare dhe e bëri ate që mos të harrohet.Rapsodët tanë, ndër shekuj kanë krijuar këngë përmes të cilave kanë shprehur heroizmin e popullit tonë në luftrat kundër okupatorëve të ndryshëm të trojeve shqiptare gjatë historisë dhe në vargjet e tyre epiko-lirike ,këto heronj,u shëndrruan  në legjenda. Gjithashtu,këngët e tyre n’a ngritën krenarinë , dashurinë për gjuhën dhe trojët tona shekullore dhe n’a frymëzuan në aspiratat tona kundër armiqëve të popullit tonë.

Pra, këtë traditë shekullore të këtyre këngëve folklorike kombëtare,shqiptarët e bartën me vete edhe atëherë kur ata u detyruan që të shpërngulën nga atdheu i tyre dhe këngët e folklori popullor vazhduan gjithënjë  të jenë pjesë e trashigimisë së tyre kulturore,pa marrë parasysh se në të cilin kënd të botës ata jetonin.

Pikërisht,këtu në SHBA, diaspora shqiptare e ka ruajtur si thesar të çmuar dhe e ka kultivuar me krenari,si asnjë diasporë tjetër, traditën shqiptare,folklorin dhe këngët shqipe, dukuri kjo që gjithënjë vërehet  në gëzimet e tyre familjare si dhe manifestimet e ndryshme kombëtare.Kjo dëshmon se edhe pse larg vendlindjes dhe atdheut me mendje e zemër janë gjithmonë pranë saj dhe gjithëherë  angazhohen në ruajtjen e identitetit të tyre.

Shqiptarët e diasporës janë përherë të preokupuar me brengën,se si të ruajnë traditat e tyre kombëtare,dhe si ti trashigojnë tek brezat që vijnë pas tyre.Gjeneratat të reja shqiptare që kishin lindur jashtë vendlindjes së të parëve të tyre,i kanë përcjellë me një admirim të madh traditat dhe folklorin e baballarëve të tyre,ku ata në gëzimet e tyre familjare,kur kumbonte zëri i çiftelisë e  lahutës, fillonin të vallëzonin dhe këndonin prej moshave shumë të reja duke ndierë krenari,ku përmes  këngëve ata edhe mësonin historinë e të parëve të tyre.

Dashuria për folklorin ishte e madhe,kështu që një grup i këtyre adhuruesëve të asaj kohe,morën vendimin që këtu në qytetin e New York-ut,me qëllim të ruajtjes së identitetit të tyre të organizohen përmes formimit të ndonjë shoqërie kulturo-artistike,klubi apo shoqate.Kështu që në vitin 1984,me qendër në Bronx
Ansambli Bashkimi Kombetar-1

( NY),nga një grup atdhetarësh u themelua Klubi “Jusuf Gërvalla”,përmes të cilit filloi angazhimi i organizuar për çështjen kombëtare.Në kuadër të Klubit u krijua edhe Shoqëria Kulturo-Artistike “Ded Gjon Luli” e cila kishte synim që përmes të foklorit dhe këngëve shqiptare të ngritet vetëdia kombëtare e shqiptarëve që jetonin në diasporë,dhe njikohësisht të ndikohet në ngadalësimin e  asimilimit të rinisë në mërgatë.

Siç n’a shpjegon z. Gjergj Dedvukaj,një ndër anëtarët e  SH.K.A. ”Ded Gjon Luli”kjo Shoqëri punoi për disa kohë,por për anëtarët e kësaj shoqërie kjo nuk mjaftonte ata donin diç më tepër dhe donin që mos të ndalen vetem në Malësi,ata donin që të formonin një ansambël ku mund të përfshihet folklori i  të gjitha trojeve shqiptare,prej nga Jugu deri në Veri.Dhe pikërisht para 22 viteve, Shoqëri Kulturo-Artistike ” Ded Gjo Luli” u shëndërrua në ansambël, i cili u pagëzu me emrin ”Bashkimi Kombëtar”.Në formimin e këti ansambli të ri morën pjesë:Gjergj dhe Gjon Dedvukaj,Vasel Shkreli,Luigj Tinaj,Tom Gjergji etj.”Bashkimi Kombëtar” shumë shpejt u bë i njohur dhe tërhoqi shumë artistë të tjerë të komunitetit nga të gjitha moshat,të cilët kaluan nëpër dyert e këtij ansambli,siç ishin: Arben dhe Xhon Krasniqi,Haki Krasniqi,valltarja e ansamblit Lile Cingu,Dile Gecaj,Haxhi Zeneli,Shaban Lajçi,Agim Rugova,Entela Ilirjani e shumë,shumë të tjerë,të cilët morën pjesë në shumë koncerte dhe festivale në mbarë botën të banuara me shqiptarë,ku padyshim që kontribuan për të ruajtur vlerat kombëtare në diasporë.

Nuk mund të rrijmë pa përmendur edhe një artist mjaft të shquar të folklorit kombëtar,artistin e merituar Sali Mani,dhe kontributin i tij ndaj këtij ansambli i cili kompozoj shumë këngë pa asnjë kompenzim material. Sali Mani prej kohës që jetonte në Shqipëri kompozoi enkas këngën që u bë mjaft e njohur të asaj kohe,pra është fjala për këngën “Ku po shkoni djemt e ri,kujt ia leni këtë Malësi”me një motiv shumë prekës,dhe mesazh i rëndësishëm,për ata që u larguan nga trojet e veta ose u dëbuan nga okupuesit e huaj.Kjo këngë u këndua nga vëllezërit Gjergj dhe Gjon Dedvukaj në festivalin e Gjirokastrës të vitit 1988. Pas këtij festivali kjo këngë u bë hit dhe u këndua nga shumë këngëtarë të tjerë.

Para dy viteve “Bashkimi Kombëtar” festoi 20 vjetorin e themelimit me një mbrëmje madhështore,ku salla ishte mbushur përplotë me pjesëmarrës që kishin ardhur të festojnë këtë vit jubilar.Gazetarja Kozeta Zylo e përshkruen këtë mbrëmje me mjaft emocione ku thotë”Ishte tepër mbresëlënëse dhe emocionante kur në skenë u shfaqën gjithë artistët e veshur me kostume nga të gjitha krahinat shqiptare çka simbolizonte Bashkimin Kombëtar.

Kur flasim pë asimilimin e kombeve në Amerikë,këtu egziston një shprehje që shpeshëherë e përdorin amerikanët . Pra është fjala për shorehjen: ”Melting pot”që në shqip do të thotë “Kazani i shkrirjes”,ku mund të themi se Ansambli ”Bashkimi Kombëtar”padyshim  shërben si akull i këtij kazani që ndalon shkrirjën.” Bashkimi Kombëtar” mbetët shembull i vendlindjes dhe diasporës se si të kultivohen  vlerat kombëtare,jashtë dhe mbrenda trojeve shqipëtare.

 

Haxhi Zeneli

Shkurt  2014