Gjosha – Pejoviq: Bashkëpunimi ndërkufitar Shqipëri-Mali i Zi shum i mirë

February 16, 2014   | Ekonomia / Ekonomija

Pejoviq-Gjosha-1Shkodra, pikë e përbashkët në shumë projekte me Malin e Zi

Projekti ndërkufitar IPA i financuar nga Bashkimi Europian do të shërbejë ndër të tjera edhe për forcimin e bashkëpunimit mes Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe më konkretisht Shkodrës, si një qytet fqinj me territorin malazez. Këtë e ka bërë të ditur sot Sekretari i Shtetit për Integrimin Europian në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Europian, Aleksandar Andrija Pejoviç, i cili së bashku me ministren e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dhe ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi, moren pjesë në nje aktivitet per shpalljen e përfituesve të granteve të thirrjes së tretë për projekt-propozimet, në kuadrin e Programit IPA për bashkëpunimin ndërkufitar Shqipëri-Mali i Zi.

Pejoviq-Gjosha
“Janë një sërë projektesh kulturore, por edhe shumë të tjerë socio-ekonomike, që kane te bejne me zhvillimin e fshatit, me zhvillimin rural e me mundësinë e zhvillimit potencial te turizmit në këto fusha. Një nga projektet më të rëndësishme eshte ai lidhur me nivelin e ujit dhe rrjedhes së lumit Buna dhe liqenit të Shkodrës”, tha gjatë një prononcimi për median në qytetin e Shkodrës, Pejoviç. Ai shtoi se “ky është një projekt ku kemi përdorur mjetet e Bashkimit Europian, që do të shërbejë në nivelizimin e ujit të lumit Buna, me qëllim parandalimin e përmbytjeve në basenin e liqenit të Shkodrës.” Duke e konsideruar liqenin e Shkodrës si një pasuri te madhe natyrore për të dy vendet, Pejoviç tha se ai nuk duhet të ndajë shtetet kufitare, përkundrazi, ai do të shërbejë më së shumti për afrimitetin dhe bashkëpunimin e mirëfilltë dypalësh dhe në veçanti me rajonin e Shkodrës, ku historikisht marrëdhëniettona  kanë qënë mjaft të mira.
Sipas tij, përveç projekteve ndërkufitare, janë në plan edhe një sërë projektesh të tjera më të mëdha. Ai tha se ato do të shërbejnë për krijimin e lidhjes në mes qytetit të Vir Pazarit dhe Shkodrës përmes liqenit të Shkodrës, projektet infrastrukturale të lidhjes së Gucisë me Podgoricen, që do të shkojë përmes territorit të Shqipërisë dhe per zhvillimin e pikave kufitare, hapjen e pikave të reja etj.

Burimi: 24-ore.com