Miqësore, KF Prishtina kundër FC Nikshiqit – Video

February 17, 2014   | Sporti / Sport

KF-PrishtinaPrishtina të hënën do të zhvillojë duelin e dytë gjatë fazës së dytë përgatitore në Ulqin, ku do të luajë me skuadrën nga Nikshiqi i Malit të Zi, Çelik, i cili është nënkampion vjeshtor i kategorisë së parë të vendit tonë fqinjë.

Ndeshjen e parë në Ulqin, Prishtina e ka zhvilluar të shtunën me Feronikelin duke pësuar humbje 1 me 0.

Ndeshja me Çelikun ka zgjuar edhe kërshërinë e futbolldashësve në Ulqin. Nikshiqasit janë vetëm dy pikë më pak se sa lideri i kampionatit malazias, Sutjeskës nga Nikshiqi.

Çeliku është po ashtu fitues i Kupës së Malit të Zi, ndërsa në dy edicionet e fundit ka qenë pjesëmarrës në kualifikimet e Europaligës, edhe pse aspak suksesshëm. Edicionin e kaluar në raundin e parën patën mposhtur Borcin e Banja Llukës, ndërsa kishin humbje me Metalurg Donjeckun, skuadër që në këtë edicion pas penalltive kishin eliminuar kampionin e Shqipërisë, Skënderbeun.

Prishtina dhe Çeliku takohen ditën e hënë, me 17 shkurt nga ora 14:00 në fushën e KF Otrantit, në kompleksin sportiv të hotelit “Olympic”. /fd/

Kosovalive

YouTube Preview Image