Sekuestrohet 5kg drogë në kufirin Muriqan – Sukobin

February 17, 2014   | Shtypi / Mediji

KUFIRI SUKUBIN-MURIQANBurimet zyrtare bëjnë me dije se, paraditen e sotme në  doganën e Muriqanit është  arrestuar një  24-vjeçar pasi u kap me 5 kg e 186.6 gram  lëndë  narkotike e llojit mariuanë.

Mbi shtetasin Alush Iljazin, banues në  qytetin e Shijakut, rëndon akuza e “Transportimit të  lëndëve  narkotike”.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut deklaruan se, arrestimi në flagrancë i shtetasit Alush Iljazi, banues në lagjen “Erzeni” ne Shijak, u krye pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë kufitare në automjetin e tij tip “Wolsvagen” me targa AA868 II u gjetën 10 pako, të  cilat ishin mbështjellë  nga ky i fundit me letër alumini.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Krimeve te Rënda në Tiranë  për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

 

AMA NEWS