Shqiptarët e Ulqinit formojnë koalicionin qeverisës + Funksionet – Video

February 17, 2014   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

gjeka-cungu-abazoviq-ulqinTri forca politike të Ulqinit kanë arritur dje marrëveshje për formimin pushtetit lokal.

Forca e Re Demokratike, Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” i përbëre nga Partia Demokratike – Lidhja Demokratike – Lëvizja Perspektiva, dhe partia Mali i Zi Pozitiv do të përbëjnë pushtetin në këtë komunë, e cila si pasojë e mosmarrëveshjeve midis liderëve shqiptarë u detyrua të mbajë zgjedhje të parakohshme, transmeton koha.net.

Për formimin e koalicionit paszgjedhor kanë nënshkruar Nazif Cungu (Forca), Fatmir Gjeka (PD) dhe Dritan Abazoviq (Mali i Zi Pozitiv).
Sipas paralajmërimeve, mbledhja e Kuvendit Komunal do të mbahet gjatë kësaj jave, me ç’rast do të zgjidhen kryetari i Kuvendit dhe kryetari i ri i Komunës.

Sipas marrëveshjes postin e kryetarit të Komunës do ta ushtrojë Fatmir Gjeka (në foto Fatmir Gjeka, Dritan Abazoviq dhe Nazif Cungu).

Funksionimi i qeverisjes lokale dhe ndarja e kompetencave në komunen e Ulqinit

1. Koalicionit “Së bashku për të ardhmen e Ulqinit”

  • Kryetari i komunës së Ulqinit
  • Sekretariati për ekonomi
  • Policia komunale
  • Veprimtaritë shoqërore
  • Ujësjellësi
  • NP per kultivim
  • Mbrojtja dhe gjuatja e egersirave‏
  • Shërbimi për mbrojtje
  • Organizata turistike e Ulqinit

2. Forca e re demokratike

  • Kryetari i kuvendit të Ulqinit
  • Nënkryetari i komunës
  • Sekretariati për financa
  • Sekretariati për punë komunale
  • Urbanizmi
  • Sekretaiati për mbrojtjen e pasurisë komunale
  • Qendra për kulturë
  • NP Pastërtia

 

3. Mali i Zi Pozitiv

  • Nënkryetar të komunës
  • Menaxher
  • Ndërmarrjet publike
 Koha Net
YouTube Preview Image
neshkrimi