Një natë e paharruar që gjallëruan xhaminë e Klleznës

February 18, 2014   | Shoqëria / Društvo

Xhamia-KleznesNatë e paharruar dhe salavate të ngrohta gjallëruan xhaminë e Klleznës

Në kuadër të përkujtimit të lindjes së hz. Muhamedit (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të), Xhamia e Klleznës organizoj me 15 shkurt 2014, ditën e shtunë: Mbrëmje madhështore Islame me rastin e përkujtimit të lindjes së Hz. Muhammedit a.s., me moton: Muhammedi – Krenaria e njerëzimit.

I ftuar special i kësaj nate, ishte myftiu i Shkodrës Muhamed ef. Sytari, i cili iu përgjigj ftesës së Bashkësisë Islame të Ulqinit si dhe ftesës së Këshillit të Xhamisë së Klleznës që të na nderojë me pjesëmarrjen e tij në këtë program madhështorë.

Aktiviteti filloi në ora 19:00 në mbrëmje me faljen e namazit të jacisë, ku më pastaj u bë shfaqja premier e një filmi të shkurtër  mbi dërgesën e hz. Muhamedit a.s..

Mbas filmit hapja u bë me leximin e disa ajeteve nga Kurani Famëlartë, ku më pas hapjen e programit e bërë imami i xhamisë së Klleznës Senad ef. Maku, ku përshëndeti të pranishmit, si, kryeimamin e Bashkësisë Islame të Ulqinit, Ali ef. Bardhi, imamët, të gjithë pjesëmarrësit si ato vendas dhe të trevave tjera, ndërsa në veçanti Myftiun e Shkodrës Muhamed ef. Sytarin që iu përgjigj ftesës sonë.

Mbas kësaj fjalën përshëndetëse e mori kryeimami Ali ef. Bardhi, duke pasuar me ligjëratën e tij të myftiut nga shkodra Muhamed ef. Sytari.

Xhamia-Klleznes-1

Myftiu Sytari mbajti një ligjëratë tejet emocionuse rreth jetës së Pejgamberit Muhamed a.s. dhe sakrificës dhe dashurisë së shokëve të tij ndaj të dërguarit të Zotit dhe në avancimin e thirrjes në rrugën e drejtë islame, duke na ngjallë emocione të forta tek të pranishmit. Fjalët e ëmbla dhe prekëse të myftiut shpeshherë u përcollën me lot mallëngjimi.

Nga dashuria e madhe ndaj Pejgamberit a.s. brohoritëm të gjithë duke kënduar salavate drejtuar krenarisë së njerëzimit, kushtuar më të mirit të njerëzimit, Pejgamberit të Allahut, Muhammedit a.s. (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të), dhe në fund të fjalës së tij Myftiu Sytari bëri një dua dhe u lut që kjo dashuri dhe kjo besëlidhje e shenjtë e shqiptarëve me Resulullahun a.s. të vazhdojë deri në ditën e fundit të kësaj bote.

Xhamia e Klleznës ishte e vogël për të pranuar numrin e madhë të pjesëmarrësve që numërohej të ishin afër 300 besimtarë që kishin ardhur në këtë mbrëmje duke i dhënë një hijeshi të veçantë programit tonë.

Xhamia-Klleznes-2

Më pas programi ka vijuar me korin e Xhamisë së Klleznës të përgatitur nga imami i xhamisë Senad ef. Maku me disa ilahi dhe recitime kushtuar të dërguarit Muhamed a.s., dhe me disa pjesë nga mevludi sherif që u këndua nga disa imamë dhe nga vet myftiu i shkodrës, ku mes tjerash myftiu Sytari tha: “Rahmet pastë Hafiz Ali Ulqinaku, Imam Busiri i trojeve shqiptare, që me “Mevludi-n” e tij, krijoi njëkohësisht edhe kushtet për mundësimin e këtyre tubimeve të begata, në të cilat kujtojmë pejgamberin tonë, i këndojmë dashnisë për të dhe afrohemi edhe më shumë me amanetin e tij…”.

Mevludi u përmbyll me duanë e kënduar nga imami i Xhamisë së Klleznës.

Ndërsa mbrëmja u përfundua me një koktej të begatë në oborrin e xhamisë dhe duke iu dhuruar disa libra, fletushka, kalendarë për të pranishmit të kësaj nate.

Xhamia-Klleznes-3

15 shkurti i këtij viti do të mbetet kujtim i bukur dhe ngjarje historike në xhaminë tonë, për faktin se mysafir pati myftiun e palodhshëm të Shkodrës, Imam Muhamed Sytarin, i cili, si një njeri i zemrave që është, u dha zemër e shpirt kujtimeve për Resulullahin, a.s.. Kurse, kujtimet e bardha dhe salavatet e ngrohta do të vazhdojnë ta gjallërojnë edhe më tej xhematin e Xhamisë së Klleznës, ku prej shumë pjesmarrësve kjo mbrëmje do të mbesë gjatë në kujtesën e tyre.

 

Ju mirëpresim në aktivitetet e tjera.

Këshilli i xhamisë së Klleznës

Për ta parë albumin kliko në faqën zyrtare të Xhamisë së Klleznës: Xhamia Klleznes Ulqin Facebook