Botë inverse – eksperimenti virtual

February 19, 2014   | Kulturë / Kultura, Ngjarjet - Events

Botë inverse - eksperimenti virtualBOTË INVERSE

(Përmbledhje me poezi nga Konkursi i Librarisë “ARTI”, Ulqin, 2013)

Botoi: Diti & Oli – Ulqin, 2014

 

Fjala hyrese

 

 

Të nderuar lexues

Në dorë mbani një produkt final të një eksperimenti virtual përmes rrjetit social Facebook.

Për çka bëhet fjalë?

Në të vërtetë duke parë shumë miq të mi në rrjetin social Facebook që publikojnë poezitë e veta erdha në ide që përmes faqes së Librarisë ARTI nga Ulqini të organizoj një konkurs poezie ku dhuratat do të ishin modeste. I shtyrë nga kureshtja se si do të reagojnë të tjerët, konkursi ishte i hapur prej 1 korrikut deri më 31 gusht 2013. Në këtë periudhë mbërritën punimet e 12 autorëve me një numër të kënaqshëm të poezive të cilat po i botojmë ashtu siç kanë mbërrit në adresë të redaksisë. Pasi që konkursi nuk kishte tematikë të caktuar edhe poezitë që mbërritën u përkisnin

zhanreve të ndryshme dhe falë laramanisë poezi fituese dolën:

Botë inverse – Jaho Kollari (Gjermani),

Hënë moj – Hajredin Kovaçi (Ulqin) dhe

Mozaik ulqinak – Flutur Mustafa (Ulqin).

Shpërblim gjeneral për të gjithë pjesëmarrësit e Konkursit është botimi i kësaj përmbledhje të cilën

mbani në dorë ndërsa tri vendet e para fituan edhe nga një libër sipas dëshirës.

Falë këtij suksesi Libraria ARTI në Ulqin ju fton që edhe për vitin 2014 të dërgoni apo te shtyni miqtë tuaj që merren me poezi dhe krijimet e veta ti dërgojnë në inbox të Librarisë ARTI (www.facebook.com/librariaARTI) ose drejtpërdrejt në adresë ulqini_sot@yahoo.com me nënvizim për Konkursin e poezisë 2014.

Tema për vitin 2014 është ”DETI” dhe Konkursi do të jetë i hapur prej 01.03.2014 deri më 31.08.2014.

 

Besoj se eksperimenti ishte i suksesshëm.

Gazmend Çitaku