Në Parlamentin e Malit të Zi vazhdon diskriminimi i shqiptarëve, largohen deputetët – Video

February 19, 2014   | Lajmet / Vijesti, Politika

largohen-deputetet-shqiptare-nga-parlamentiDeputetët e  Partitve Shqiptare, Genci Nimanbegu dhe Fatmir Gjeka, së bashku me deputetët e Partisë Boshnjake sot u larguan nga Kuvendi i Malit të zi dhe nuk votuan për projekt-ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, pasi nuk u pranuan amendamentet e tyre në lidhje me veprimin afirmativ në nivel lokal të partive të pakicave.

Përfaqësuesit e këtyre partive kërkuan që nëse asnjë parti e pakicave nuk e kalon pragun atherë të numërohen të  gjitha votat për të fituar një mandat për partinë më të fortë të tyre.

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, tha se politika shqiptare duhet të kujdeset për veten e vet.Nimanbegu ka theksuar se Partia e tij konsideron se procesi zgjedhor është larg nga demokracia dhe se duhet kthyer besimi në të . /MalësiaJonë.com/

TV Teuta Genci Nimanbegu braktis kuvendin

YouTube Preview Image