Proteste paqesore te punetoreve të Kripores në Ulqin – Video

February 19, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Kryetari i Sindikatës së kripores Marko Miranoviq  njoftoi  sot se kryesia e shoqatës sindikale të  Kripores ” Bajo Sekuliq ” në Ulqin ka paralajmëruar një protestë paqësore para ndërtesës të komunës së Ulqinit.

Proteste paqesore te punetoreve të Kripores në Ulqin

Sipas Organizates sindikale te Kripores, protesta paqësore do të mbahet të premten më 21.02.2014 , dhe do të mbahet para ndërtesës së komunës së Ulqinit, duke filluar nga ora 10.00 .

Qëllimi i kësaj proteste eshtë që të apelojm në përgjegjsit e kësaj fabrike si dhe organet komunale dhe shtetrore që të ndërmarin përgjegjësin për mbrojtjen e të drejtave të puntorëve të kripores së Ulqinit

Kryesia e kësaj sindikate ftohen të gjithë punonjësit të cilët nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me vendin e tyre të punës si dhe të gjithë qytetarët e Ulqinit që të jenë pjesëmarrës të protestës./Lajme nga Ulqini/

1.YouTube Preview Image
2.YouTube Preview Image