Ulqini të hënën bëhet me kryetarë dhe kuvend

February 19, 2014   | Bota, Lajmet / Vijesti

Fatmir-Gjeka-kryetar-i-UlqinitPërfaqësuesit e tri partive shqiptare, të cilat bën koalicion paszgjedhor për formimin e pushtetit në Komunën e Ulqinit, janë marrë vesh që të hënën, më 24 shkurt, të mbajnë mbledhjen konstituive të Kuvendit dhe të zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe të Komunës së Ulqinit.
Marrëveshja për formimin pushtetit lokal është arritur mes Forcës së Re Demokratike, Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” i përbëre nga Partia Demokratike – Lidhja Demokratike – Lëvizja Perspektiva, dhe partisë Mali i Zi Pozitiv.

Atë e nënshkruan liderët përkatës të këtyre partive: Nazif Cungu (Forca), Fatmir Gjeka (PD) dhe Dritan Abazoviq (Mali i Zi Pozitiv).

Sipas paralajmërimit pas konstituimit të Kuvendit në përbërje të re, këshilltarët do të zgjedhin nënkryetarin e Forcës, Xhaudet Cakulin, për kryetar të Kuvendit, ndërsa kryetar i Komunës do të zgjidhet Fatmir Gjeka i Partisë Demokratike.

/Indeksonline/
YouTube Preview Image