A është DPS përfundimisht opcion i mbyllur poltik në Ulqin?!!! Nga Muhamet Nika

February 20, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

DPS-ULCINJ-ULQINNë fillim: Cila ishte dera e transformimit demokratik para  amerikanëve e Gjukanoviqit…?!

Diku rreth vitit 97, kur dështuan të gjitha shpresat e ndërkombëtarëve, për të evituar  makinerinë ushtarake të Millosheviqit,  rreth ndërhyrjes në Kosovë dhe u pa se lufta në Kosovë është e pa shmangshme, bashkë me ndërhyrjen e Natos  atje, anëtari i këshillit të mbrojtjes ushtarake të federatës, zotëri-Gjukanoviq,   duke e vlerësuar drejtë rrezikun e  situatës,  për shtet dhe për lëkurën e vet, atëherë vendosi të lëshojë teposhtë ujit ,në rrugën e tij të pa kthim ,z. S.Millosheviqin , duke anuar nga plani i ndërkombëtarëve, rreth zgjidhjes së krizës në   Ballkan. Divorci i Malit të Zi, nga politika e atëhershme e shtetit Serb, për te do të thoshte, që ai , në një Ballkan të konfrontuar, për ndërkombëtarët, do  të ishte lider. Mirëpo, për të realizuar këtë, ai u vetëdijesua, se  dera e vetme për një transformim të tillë, fillonte përmes shqiptarëve në Mal të Zi. Derë tjetër, atëherë nuk kish…?!

FERHAT-DINOSHA_MEHMET-BARDHI

Kështu, Gjukanoviq, pikë së pari, organizoi , një vizitë pune të një grupi parlamentar,  Kongresit Amerikan, në përbërjen e të cilit gjithqysh nevojiteshin  të hynin edhe dy deputet të partive nacionale –LD në MZ dhe UDSH… Pasi në këtë kohë isha deputet, na u ofrua  për nënshkrim një dokument –deklaratë, të cilën do të duhej ta nënshkruanim, si klube shqiptare, para shkuarjes në Amerikë për Kongresin Amerikan…?!!! Përmbajtja  e deklaratës, ishte përafërsisht , kështu:  Ne deputetët shqiptarë, pa rezervë përkrahim  Gjukanoviqin dhe partinë e tij në Mal të Zi, i cili si shqiptar është duke na mbrojtur nga presioni i politikës millosheviqiane  në këtë republikë, andaj duke e ndier vetën të lirë,si përfaqësues të shqiptarëve, i propozojmë njëzëri, Kongresit Amerikan ta përkrahë politikën e Gjukanoviqit si reformator…?! Personalisht , kuptohet që nuk e kam nënshkruar një akt të tillë, dhe për këtë,  as nuk guxoi, kush të më pyes, por me gjithë atë, të tjerët, vendosën, po duket ” me 5 lekë me pa Amerikën e  Lukës…,(Migjeni)…?!!! Arsyeja  dihej, me këtë deklaratë, përfundimisht, anulohej kërkesa për Status Special, e Shqiptarëve në Mal të Zi- shih faksimilin në fund të testit.

Se deputetët shqiptarë, mbi frymën e këtij dokumenti, kishin folur edhe në Kongres, e vërtetoi edhe vetë Bardhi, me rastin, e ndërrimit të emrave të shesheve dhe rrugëve në Ulqin,kur kërkoi, përkrahjen e DPS-it, për të votuar vendimin, dhe tha që ashtu si i kemi bërë ne shërbime, shtetit të Malit të Zi, në Amerikë, ashtu duhet të na ofrojë edhe ai neve shërbime. Kurse më vonë të gjithë deputetët shqiptarë, publikisht,  secili në formën e vet, kanë deklaruar  që  e ndiejnë vetën të mashtruar nga politika e Gjukanoviqit….?! Mirë po kohët ndryshojnë, Mali i Zi, me demokratizimin e pjesshëm të Serbisë, është për çdo ditë e më shumë  duke u shkëputur nga shqiptarët dhe duke u kthyer për nevojë ,nga Serbët. Kuptohet, që  kjo dobëson , gjithnjë e më tepër, pozitat e atyre shqiptarëve në DPS- të cilët kanë zgjedhur DPS-in, për prosperitet e mirëqenie…?!!! Njëzetë vjet pa pushtet janë shumë, kurse 4 vjet edhe më shumë.

 

A e shpëtoi Ulqinin Ndjenja e grumbullit dhe frika e hakmarrjeve

Faik  Konica, tërhiqte vërejtjen, se të jemi të bashkuar , nuk nënkupton të rrimë grumbull dhe të  përulemi duke ulur kryet para njëri tjetrit …., por duke shtruar dhe zgjidhur drejtë problemet që pengojnë dhe përçajnë popullin. Edhe   vet mendoj, që për ne si shqiptarë , të qenunit   bashkë, di të jetë njëlloj e rrezikshme sikur  që ishim(jemi)  të shpërndarë e të përçarë…?!!!  Ky koalicion edhe pse u arrit, fillimisht mendoj , që u bë pikësëpari nga presioni,  i cili  u bë fillimisht nga rrjetet  sociale,  studentët e Prishtinës , Shkodrës , Diasporës Shqiptare të Amerikës, Prishtinës dhe Tiranë,Top Çenalit etj, por edhe  të do inskenimeve të panevojshme –“komprometuese politike” të vetë këshillit  partiak komunal të socialistëve të Ulqinit . U mur vesh, në mënyrë të njëanshme vetëm me kryetarin e Forcës, për të cilat kish informacion edhe Zenka – Udsh,  dhe  i cili duke kujtuar se do të mbesë jashtë loje kish vendosur të zërë një ulëse, sa më parë, në Vagonin e Dps-së…. Mendoj , që  Dps, me këto forma të tejkaluara,  të organizimit politik  të skenave e prapaskenave në Ulqin është duke shkuar ose  shkoi,  drejt shkatërrimit të vet politik… Ata me këtë inskenim  të bërë, vetëm se frikuan njëkohësisht Forcën  dhe Udsh-në..?! Andaj  nga frika se do të mbeste  jashtë lojë, Forca- vendosi të pranojë të lëshojë pe ndaj Gjekës , duke i dhënë kryetarin e komunës…?! Kuptohet, që  , Dps, këso bisedimesh,në nivel-thuhet se kish  pasur edhe me Gjekën, duke i pranuar atij dy vite mandat, por në të njëjtën kohë, funksionarët e këshillit në Kafenetë e Ulqinit, kishin deklaruar, që ata do ta përkrahin Gjekën për disa muaj dhe që do të kënaqen duke e rrëzuar  me qëllim hakmarrjeje….. S’ka  dyshim që  Gjeka, realisht dhe me të drejtë, duhet të jetë ndier i rrezikuar, më shumë nga DPS, se sa nga Forca. Njeriu thuhet se i largohet atij zjarri , që djeg më shumë…. Kurse, nga ana e tjetër, presioni i asociacioneve  të ndryshme shqiptare, nga brenda dhe nga jashtë, e sidomos kërcnimi i Gjukanoviqit, do të prodhojë një betonim të këtij koalicioni,në t ardhmen, duke qetësuar edhe ata të pakënaqur brenda partive,  nga ndarja e  posteve…Dy  gjëra janë   më se  të  qartë,e para, këshilli komunal i socialistëve, nuk ishte në nivel dhe dy, kushdo , që mendon , të përsërisë Nikshiqin e ka kot, ulqinakt-shqiptartë, nuk janë Nikshiqan.  Përsëritja e zgjedhjeve do të  përjetohej si akt patriotik , që do të motivonte shqiptarët dhe dalja do të ishte më se e lartë..?!!

A do të shkatërrohet Këshilli Komunal i DPS-it  në Ulqin nga vetë Gjukanoviq…?!

Jemi të informuar, që qendra e DPS-it, në prag të fushatës,  përhapi lajmin  që kjo parti, do të rinovohej , me një kuadër të ri, dhe shumë veta  nga ata që më parë ishin  larguar të zhgënjyer,  e panë shansin e prosperimit të vetë  në këtë parti …Por, shumë shpejt mbetën të zhgënjyer nga përpilimi i listave,   u hetua  se gjysma e parë e atyre që u futën në listë ishin disa veta që me vite  u përsëritet  emri . Ata ,si parti, po  duket, që  kanë problem me ndërrimet kadrovike. Dhe as që  e “kanë vu ujin në zjerm”, si i thonë një fjalës, të mësojnë nga partitë nacionale që futen të ri në lista…Mendojmë, se  pas kësaj që ndodhi, Gjukanoviq në vend  të  mesazheve  kërcënuese ,  për partitë shqiptare, ai nga brenda, do të akuzojë vetë, këshillin komunal të Ulqinit, si negociatorë  të dobët dhe do ti ndëshkojë , për dështimin e tyre. ..Atij  pa dashur, i duhet , të ndërrojë udhëheqjen,(në se nuk pret një jetëgjatësi të koalicionit ekzistues), për ndryshe pa renovim të një mentë është i kapitulluar. Nga ana e tjetër, edhe vetë koha e bënë të sajën …?! Me këtë skuadër që ka , në moshë dhe në mentalitet  të vjetër- duke  lavdëruar njëri tjetrin para vetës dhe të tjerëve,të shtynë të mendosh që nuk do të mund  ta qesin maratonën e nisur deri në fund…., e lëre më të fitojnë Olompijadën  e radhës  në Ulqinit. Shqiptarët, qoftë në DPS, qoftë në partitë nacionale, pas ndërrimeve në makro-plan  të Serbisë nuk janë më në agjendën e aleatëve të Gjukanoviqit…Kohët ndryshojnë…?!!!

 EMRI I DELEGATEVE

Akti i Memorandumit për Status Special ,mbi bazën e të cilit, patën nisur bisedimet në kuadër të Konferencë së Paqjes për Ish- Jugosllavinë, në Londër , nga M.Bardhi e  Gj.GJokaj- Dokumenti, bazohej në propozimin e Lordit Karington, dhe trajtonte fatin e atyre etniteteve, në konflikt  të cilët , sërish nevojitej të jetonin së bashku, e që ishte pranuar edhe nga presidenti Bullatoviq.

EMRAT E DELEGATËVE TË FORUMIT DEMOKRATIK TË SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI QË NËNSHKRUAN AKTIN PËR STATUS SPECIAL

 

1. Vasel Margilaj        Tuz         2. Gjergj Gjokaj            “   3. Mehmet Bardhi       Ulqin          4. Elez ikeziqi               “

5. Mehmet Gjoni           “           6. Fuat Nimai                “ 7. Mustaf Çapuni           “              8. Mr. Ismail Doda        Kraj

9. Mr. Nail Draga          Ana e Malit    10. Haxhi Shabani    “     11. Muhamet Nika         “       12. Haxhi Taipi              “

13. Sabri Halili               “          14. Basri Çapriqi            “        15. Emin Halili             Ulqin      16. Anton Berishaj        Tuz

17. Abdullah Kurti        Ulqin      18. Gjergj Gojçaj            Tuz   19. Riza Rexha              Ulqin        20. Sylejman  Gjoni  Ulqin

21. Mustafë Mustafa     Ana e Malit          22. Taip Kurti    “           23. Zenel Doda                “     24. Sbri Teliqi      Ana Malit           “

25. Beqir Mustafa           “                26. Bajram Rexha            Ulqin                                27. Sadri Kukaj                Plavë

28. Ahmet Gjonbalaj         “             29. Ali Doda                     “30. Esat Cafi       Ulqin    31. Nikë Palkola          Ana e Malit      “

32. Muharrem Ardolli       Krajë      33. Ali Gjeçbritaj                 “     34. Ibrahim Berjashi            “    35. Shemso Hasanagaj        Ulqin

36. Shyqyri Kahari               “       37. Shaban Peraj                   “38. Ferit Kurti        “         39. Lulash Palushaj              Tuz

 

Ulqin , 12. 9. 1992,