“Art Club” boton librin “Intelektuali dhe paragjykimet” të autorit Nail Draga – Video

February 20, 2014   | Kulturë / Kultura

Intelektuali dhe paragjykimet-Nail DragaShoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” ka botuar këto ditë librin “Intelektuali dhe paragjykimet” të autorit Nail Draga.

Libri është përmbledhje e artikujve, kumtesave dhe recensioneve, të cilat trajtojnë çështje të ndryshme nga dimensioni shoqëror, politik dhe kulturor që janë preokupuese për autorin. Një pjesë e tyre janë paraqitur në takimet kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe janë botuar në mediat e ndryshme shqiptare në periudhën kohore 2004-2012.

Çështje parësore në trajtesat e autorit përbëjnë roli i intelektualit në shoqërinë demokratike dhe totalitare, pozita dhe statusi i shqiptarëve në Mal të Zi, me theks të posaçëm në problemet e ruajtjes së identitetit kulturor të shqiptarëve në Mal të Zi, dhe çështje të tjera aktuale në Mal të Zi dhe rajon.

Redaktor i librit është Ali Salaj, recensentë Mentor Quku dhe Gjekë Gjonaj, lektor Ismet Kallaba dhe redaktor teknik Gazmend Çitaku. Libri është botim cilësor me lidhje të fortë dhe është shtypur në Entin Botues “Gjergj Fishta” në Lezhë. Botimin e tij e ka mbështetur Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave.

Dr. Nail Draga ka botuar më parë librat “Shqiptarët në Mal të Zi”, “Albanci u Crnoj Gori”, “Gjurmë gjeografike”, “Komente dhe opinione”, “Shpalime gjeografike”, “Meditime për identitetin” dhe “Kultura dhe shoqëria civile”.

Në kuadër të veprimtarisë së tij botuese “Art Club”, botuesi më i madh ndër shqiptarët në Malin e Zi, ka botuar deri tani rreth 100 libra, kryesisht të autorëve shqiptarë në Malin e Zi.

 

 

        Ulqin, më 20. 02. 2014                                                                               SHAI “Art Club”  
YouTube Preview Image