Intervistë me Dritan Abazoviqin – Tv Teuta

February 21, 2014   | Intervista / Intervju

Dritan-Abazoviq-MZP-UlqinTv Teuta beri një intervistë të shkurtër me Dritan Abazoviqin deputet nga Mali i Zi Pozitiv që mbështeti marrëveshjen e subjekteve politike të Forcës dhe koalicionit ”Së bashku për të ardhmen e Ulqinit”. Kështu ka deklruar deputeti i kësaj partie Dritan Abazoviq.
Ai tha se partia të cilës i takon nuk do të kushtëzojë me asgjë atë marrëveshja , e as në parti , siç tha ai , nuk janë të interesuar për funksione .
” As funksionet as përfitimet as privilegjet nuk është diçka që na intereson” Kështu ka deklruar deputeti i kësaj partie Dritan Abazoviq agjencionit të lajmeve MINA para disa kohëve, duke shtuar se ajo çka ëshë e rëndësishme për Malin e Zi Pozitiv janë parimet e vërtetë dhe bazat që janë në përputhje me standardet evropiane në qeverinë lokale.
Siç ka shpjeguar Dritan Abazoviqi , e vetmja që i intereson Malit të Zi Pozitiv është që qeverisja e ardhshme të jetë transparente me shpenzimin e të hollave të gjithë qytetareve të Ulqinit dhe paraqitja publike e kontratave private dhe publike në faqen e internetit të komunës , depolitizimi i administratës publike dhe formave efikase të organizimit të kompanive publike

Ai para disa dtëve në faqen e Facebookut ka deklaruar:

Nënshkrimi i marrëveshjes nga ana e grupit me zemër për Ulqin të Malit të Zi pozitiv, është bërë për të rrespektuar votuesit që kanë shpreh interesim për partitë nacionale Shqipëtare, për të pamunsuar inkuadrimin në pushtet të PDS-së (DPS), dhe që të ofrojmë një frymë dhe vlerë të re në pushtetin lokal.
Postet e ofruara me insitim nga partnerët tanë sipas tyre për dy arësy, që qeverisja të jetë më stabile dhe produktivejanë janë pranuar nga ana jonë, dhe për këto do japim përgjegjësi.
Besojmë dhe shpresojmë që pushteti lokal do jetë efikasë, transparentë, i depolitizuar, dhe konstruktiv, ashtu dhe siç jemi dakorduar në marrëveshtjen e nënshkruar.

YouTube Preview Image