Intervistë me deputetin e Forcës, Genci Nimanbegu – Video

February 21, 2014   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

ILMIRA LIKA INTERVIST ME GENCI NIMANBEGUNJavën e kaluar deputetët e  partitve shqiptare, Genci Nimanbegu dhe Fatmir Gjeka, së bashku me ato të Partisë boshnjake u larguan nga Kuvendi, duke mos votuar projekt-ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, pasi nuk u pranuan amendamentet e tyre në lidhje me veprimin afirmativ në nivel lokal të partive të pakicave.

PDS është dashtë ti propozojë amendamentet e partive të pakicave në Ligjin zgjedhor si propozime të vetat , ka theksuar  deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, duke shtuar se në të ardhmen të gjitha partitë opozitare dhe ato në pushtet duhet të kenë më tepër kujdes për pakicat ,nëse dëshirojnë që Mali i Zi me të vërtetë të jetë shtet qytetarë.

Përfaqësuesit e këtyre partive kërkuan që nëse asnjë parti e pakicave nuk e kalon pragun atherë të numërohen të  gjitha votat për të fituar një mandat për partinë më të fortë të tyre.

Nimanbegu  ka përkujtuar se gjatë debatit  në parlament janë refuzuar amendamentet e partive të pakicave në Kodin zgjedhor, pas të cilave përfaqësuesit e tyre janë dal nga seanca kuvendore. Kjo , nuk është hera e parë që refuzohen amendamentet e partive dhe pakicave, mirëpo siç duket ,është hera e parë që ishin së bashku përfaqësuesit e Partisë boshnjake dhe të partive shqiptare

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, tha se politika shqiptare duhet të kujdeset për veten e vet. Ai shtoi se Forca beson se procesi zgjedhor është larg nga ai demokratik dhe se besimi duhet të rikthehet./Lajme nga Ulqini/

TV TEUTA ILMIRA LIKA INTERVIST ME GENCI NIMANBEGUN

YouTube Preview Image