Nënshkruhet marrëveshja shtesë për fazën e V me Vodakomin – Video

February 21, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Nazif-Cungu-Vodakom-Ulqin-UlcinjNënshkruhet marrëveshja shtesë për fazën e V – të të Projektit për furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Ulqinit

Me nënshkrimin e marrëveshjes për fazën e V – të të Projektit për furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza në bregdetin e Adriatikut, Komuna e Ulqinit ka siguruar 20 milionë euro mjete kreditore nga mjetet e përgjithshme kreditore të KFW – së të parapara për fazen e V – të këtij Projekti si dhe 1 milion Euro shtesë ndihmë financiare për financimin e shërbimeve konsultative me qëllim të përmirësimit të afarizimit të NP Ujësjellës dhe Kanalizime Ulqin.
Nazif-Cungu-Vodakom-Ulqin-Ulcinj-1

Komuna e Ulqinit, NP Ujësjellës dhe Kanalizime Ulqin dhe Vodakomi sot nënshkruanë një marrëveshje të posaçme shtesë me të cilën u definuan të drejtat dhe obligimet e të gjithë nënshkruesve të kësaj marrëveshje.
Pas studimit të fizibilitetit të furnizimit me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza të pregaditur nga kompania gjermane Dalhem me vlerë 487 mijë Euro, nënshkrimi i kësaj marrëveshje paraqet hapin më të rëndësishëm për sigurimin e këtyre mjeteve.

Nazif-Cungu-Vodakom-Ulqin-Ulcinj-2
Projektit për furnizimin me ujë dhe bartjen e ujërave të zeza vlersohet si projekti bazë për fillimin e investimeve në komunën e Ulqinit.

Komuna Ulqinit

YouTube Preview Image