“Ringjallet” deponia e egër në Ulqin – Video

February 21, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Divlje deponije UlcinjaTV Teuta këto ditë bëri një reportazhe mbi deponinë e egër që është shumë alarmante në komunën e Ulqinit.
Si duket qytetit të Ulqinit nuk i shkon pa një deponi të egër gjatë. Situata është thuajse e njëjtë si edhe para disa viteve kur ky qytet si dhe fshatrat për rreth sikurse Bratica, Mali i bardhe, rruga që çonë për në Kruç, apo rruga për gjirin e Valdanosit sikurse edhe deponit e egra në plazhin e madhë ishin të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme nga sasia e madhe e hedhurinave e grumbulluara.
Gjatë grumbullimit të hedhurinave dhe mos transportit të tyre, por edhe nëse transportohen, ai vend bëhet çerdhe e insekteve të ndryshme, shpezëve të cilët më pas e përhapin ndonjë epidemi. Ai vend  është potencial për epidemi të ndryshme prandaj dislokimi i saj do të ishte zgjidhja më e mirë. Krijimi i një deponie të egër është e dëmshme për popullatën e këtij qyteti”, deklaroj Dragan Briskoviq antarë i OJQ ” Hapi i Gjelbert ” Uqin për Tv Teuta.

Ai shton më tej se gjatë grumbullimit të mbeturinave të njëjtat duhet të selektohen ndërsa kujdes duhet të ketë që të ato mos digjen sepse pluhuri i tyre është i rrezikshëm për higijenën shëndetësore të njeriut.

Video Tv Teuta – Suzana Ganic

YouTube Preview Image