Shoqatat shqiptare në SHBA reagojnë ndaj kërcënimeve të Gjukanoviqit

February 21, 2014   | Bota, Lajmet / Vijesti

shoqatat-shqiptare-ne-Amerike-1Tetë shoqatat shqiptare në SHBA me origjinë nga trojet etnike në Mal të Zi kanë dënuar ashpër kërcënimet e kryeministrit malazez, Milo Gjukanoviq, i cili pas bashkimit të partive shqiptare për të qeverisur me Ulqinin deklaroi se, PDS prej tani do te sillet ndryshe ndaj shqiptarëve.

”Nuk do mund të na nxjerrin nga pozita jonë në shtet.E nga kjo pozitë jona druaj se do të varen interesat e tyre të caktuara politike”, deklaroi Gjukanovic, e cila deklaratë nga shoqatat u vlerësua si një provokim i rëndë për të gjithë shqiptarët në rajon.

”Ne, diaspora shqiptare në SHBA, ia bëjmë me dije shtetit malazez dhe pushtetarëve të tij se ne dimë dhe kemi potenciale që kërcenimeve të tilla t’iu kundërpërgjigjemi qartë dhe fort. Ne nuk do të ndalemi në kërkesat tona legjitime që shqiptarët nën Mal të Zi të gëzojnë të drejtat që u takojnë në bazë të konventave ndërkombëtare të botës demokratike.

Ndërsa, Malit të Zi nuk duhet lejuar hyrja në BE duke nëpërkëmbur të drejtat e popullatës autoktone shqiptare nën Mal të Zi”, thuhet ndër të tjera në reagimin e shoqatave shqiptare, të cilat paralajmërojnë se disapora shqiptare në SHBA do të ngrejë fuqishëm zërin në mbrojtje të interesave nacionale të shqiptarëve nën Mal të Zi të cilat po shkelen sistematikisht nga shteti malazez me në krye, Milo Gjukanoviqin.

Gazeta Express