OT Ulqin ne Prag Holiday World 2014

February 22, 2014   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

OT-Ulqin-TO-Ulcinj-Prag-Holiday-World-2014Panairi ne Prage eshte nje manifestim tradicional ku TO e Ulqinit prezentohet me shume sukses, ndersa tregu u Cekise prej te cilit vjen nje numer i konsiderueshem i turisteve eshte shume i rendesishem per nje sezone te suksesshme. Bashkepunimi i mire me organizatat lokale turistike ka rezultuar me pjesemarrjen e perbashket ne kete panair, keshtu qe OT e Ulqinit merr pjese se bashku me OT te Budves, Tivarit, Tivatit, Kotorrit dhe Herceg Novit.

Diten e pare te panairit jane mbajtur takime te ndryshme me perfaqesuesit e agjensive turistike dhe turoperatereve. Te gjithe vizituesve te banakut tone i eshte ofruar nje numer i madh i materijaleve propaganduese si ne gjuhen angleze ashtu edhe ne gjuhen cehe me ane te cileve kane mundesine te njohtohen me oferten turistike si te Ulqinit ashtu edhe te Malit te Zi per vitin 2014. Interesimin me te madh e kane treguar per akomodimin ne hotele si dhe at privat ne vendet bregdetare, si dhe per cmimet per sezonen e ardhshme turistike. Diten e dyte te panairit, me 21 shkurt eshte mbajtur konferenca per shtyp ku kane marre pjese rreth 15 gazetare te Travel Trade Gazette, World Trend, ISpigl, New Europe, The Economist, Gastro Report, Travel Proxy, Ceska komisija za UNESCO, Dorian Press, URFART, Will Shows, CTP, Zeleznicar, Lidove dhe Kamera. Pas konferences te gjithe mysafiret paten mundesine te provojne vererat dhe rakine malazeze, si dhe kuzhinen tone tradicionale.

Me kenaqesi mund te themi qe cehet tregojne nje interesim te madh per Ulqinin sepse ato jane turiste me ekperience qe jane posacerisht te interesuar per natyren dhe pushimin aktiv sic eshte Kite Surfi ne Plazhin e madh. Deri ne fund te vitit 2013 Ulqinin e kane vizituar 7.304 turiste nga Cekia qe kane realizuar 51.080 fjetje, e kjo do te thote 8% me teper ne krahasim me vitin 2012.

Ne panairin nderkombetar te 23 ne Prage marrin pjese 50 vende te ndryshme me rreth 800 ekspozues. Deri ne mbarim te panairit priten rreth 35.000 vizitues.

 

Sherbimi i OT Ulqin