Nuset nga Shqipëria rrisin numrin e lindjeve në Maqedoni – Video

February 23, 2014   | Rajoni / Region

makedonski-brodNuset nga Shqipëria rrisin natalitetin në Makedonski Brod, lindin 192 fëmijë (VIDEO)

Komuna e Makedonski Brodit ka arritur të rigjallërojë vendbanimet e këtijë rajoni me nuse nga Shqipëria. Tashmë janë rihapur edhe shkollat që dikur ishin mbyllur nga mungesa e nxënësve. Fshatrat e boshatisur tanimë frymojnë ndryshe sepse vetëm gjatë pesë viteve të fundit nuset nga Shqipëria kanë lindur 192 fëmijë. Ky është investimi më I madh që ka  bërë komuna gjatë viteve të fundit, thotë për TV Uskana kryetari I komunës së Makedonski Brodit, Millosim Vojneski.

Ditë më parë TV Uskana vizitoi komunën e Makedonski Brodit njërën nga tre komunat më të mëdha në Maqedoni për nga territori, por më e vogël për nga numri I banorëve.

Kryetari I kësaj komune Millosim Vojneski,  njoftoi për  investimet e deritanishme   në zonën industriale të cilat do të rrisin numrin e punësimeve. Por investimi më I madh I viteve të fundit sipas tij është investimi në ringjalljen e vendbanimeve të boshatisura me sjelljen e nuseve nga Shqipëria. Komuna e Makedonski Brodit në bazë të një plani strategjik për të ndryshuar gjendjen e natalitetit gjithnji e në rënie, i financon harxhimet e udhëtimit dhe procedurave të tjera për martesat me vajza nga Shqipëria duke I motivuar beçarët e moshuar të kësaj treve që të nisen drejt zonave të Shqipërisë së veriut dhe prej atje të sjellin vajzat që sipas tij do të ndryshojnë situatën tejet të palakmueshme të natalitetit në fshatrat e kësaj komune.

Ne thotë ai, kemi realizuar një stategji për rritjen e natalitetit në fshatrat e boshatisur të kësaj ane dhe ky investim ka dhënë rezultate të lakmueshme sepse vendbanimet tona tanimë janë gjallëruar dhe numri I lindjeve të fëmijëve permes lidhjeve martesore nga Shqipëria është rritur dukshëm.

Beqarët e moshuar të kësaj ane I kanë të siguruara të gjitha shpenzimet  për të lidhur një martesë me vajza të reja nga malësia e Shqipërisë. Kjo është një e arritur shumë e madhe për komunën tonë, shprehet Vojneski sepse deri më tani janë lidhur gjithsej 78 martesa me vazja shqiptare dhe gajtë 5 viteve të fundit ato kanë lindur 192 fëmijë.

Si rezultat I rritjes së natalitetit permes këtij investimi strategjik, thotë ai, tanimë janë rihapur edhe shkollat e mbyllura shumë vite më parë të fshatrave të vdekur të komunës së Makedonski Brodit.. Nuset nga Shqipëria kanë ndryshuar gjithçka, prandaj mbështetja e komunës në këtë drejtim do të vazhdojë edhe më tej, nënvizon për Tv Uskana, kryetari I komunës së Makedonski Brodit, Millosim Vojneski./Almakos – Uskana

YouTube Preview Image