Fatmir Gjeka, kryetar i ri i Komunës së Ulqinit – Video

February 24, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Fatmir-GjekaLideri i PD-së dhe i koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, Fatmir Gjeka u zgjodh të hënën kryetar i Komunës së Ulqinit.

Fatmir-Gjeka-Kryetar-Ulqini
Për të votuan 17 këshilltarë të Forcës, koalicionit të tij dhe Malit të Zi Pozitiv.
Ndërkaq, për kandidatin e tij, Rexhep Taganoviq nga PDS, kanë votuar 11 këshilltarë, transmeton ul-info.
Gjeka pastaj bëri betimin dhe shprehu besimin që ky koalicion është zgjidhja më e mirë për Komunën e Ulqinit.

Fatmir-Gjeka-Fuad-Haxhibeti-Ulqini-Ulqin
Po sot janë verifikuar edhe mandatet këshilltarëve të rinj në Parlamentin lokal.
Me votat e shumicës parlamentare (Forca, koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Mali i Zi Pozitiv) për kryetar të Kuvendit u zgjodh mr Fuad Haxhibeti.

Indeksonline

YouTube Preview Image