Në Rivieren e Ulqinit ngordhi breshka gjigante
Një breshkë e përmasave të mëdha dhe e pazakonte për ujërat e bregdetit tonë ka dalë në bregun e Rivierës së Ulqinit tek plazhi i Imperialit.
Breshka e detit, e gjatë rreth 1 metër, është nxjerrë në breg nga uji në gjendje të ngordhur.
Prania e saj ka tërhequr vëmendjen e disa peshkataëve, të cilët me kureshtje janë afruar për ta parë, njofton gazeta “Vijesti”.
Ende nuk dihet nëse ekspertët do ta marrin për ta studiuar si një breshkë mjaft të rrallë për ujërat tona thonë udheheqësia e të mirave detare.





