Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e autostradës Tivar – Bolare – Video

February 26, 2014   | Rajoni / Region

Nënshkruhet kontrata -Tivar-BolareMarrëveshja bazë  dhe Kontrata për ndërtimin projektimin, blerjen dhe vendosjen e pajisjeve dhe të materialit për Autostradën Tivar-Bolare , respektivisht për aksin prioritare nga Smokovci deri në Matashevë ,është nënshkruar sot në Podgoricë. Dokumentet në emër të Qeverisë së Malit të Zi i ka nënshkruar ministri për komunikacion dhe detari ,Ivan Brajeviq dhe përfaqësuesit e kompanisë kineze Çhina Road and Brigde Corporation – CRBC. Ministri Ivan Brajeviq, ka deklaruar se beson se e tërë procedura do të përfundojë së shpejti dhe ka përsëritur se punët duhet të fillojnë në pranverë .

Duke komentuar deklaratën e ambasadorit gjermanë Pius Fisher se autostrada nuk do të paguhet , Brajoviq ka theksuar se nuk dyshon në qëllimet e mira të Fisherit ,por as nuk dyshon në arsyetueshmerinë ekonomike të projektit. Ambasadori kinezë në Mal të Zi Zhaolin ka përgëzuar nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e autostradës  dhe ka shtuar se hapi i ardhshëm është nënshkrimi i kontratës për financim. Kontratat e nënshkruara do ti dërgohen Kuvendit në procedurë dhe deputetët për to do të deklarohen në seancën e rregullt.

TVCG

YouTube Preview Image