Nika: A e arsyetuan krijimin e vet – si parti, Forca e re demokratike dhe Partia demokratike

February 26, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Fatmir-Gjeka-Fuad-Haxhibeti-Ulqini-UlqinShkruan: Muhamet Nika

 A E ARSYETUAN KRIJIMIN E VET – SI PARTI, FORCA E RE DEMOKRATIKE DHE  PARTIA DEMOKRATIKE

 

Ato që vendosin sa do pak të merren me defektet e organizimin politik të shqiptarëve në Mal të  Zi, nuk ka se si që të mos e hetojnë, se trupi zgjedhor i Ulqinit, nga viti 90 e këtej , po thuaj se për tërë kohën ka vuajtur lëngatën e bacilit të përçarjes së madhe shqiptare- katund qytet. Gjatë kësaj kohe,  lëngata i bie të  ishte ç’orientuese  për trupin  zgjedhor të  Ulqinit  dhe bëri  në mënyrë të skajshme copëtimin , e trupit politik në Ulqin , po thuaj se,  si  me thikë…..?! Kësaj i ndihmonte, edhe përçarja nga jashtë e  sidomos mungesa e një klase të më hershme politike shqiptare të qytetit e cila pothuajse mungonte…?! Rasti, i organizimit politik shqiptar, këtu, në Ulqin, nuk i përngjante, as për së afërmi, atij të Kosovës … Sepse jehona e ngjarjeve të 81 ,në Kosovë, bëri, që mendimi për një klasë politike shqiptare në Ulqin, të trajtohej si diferencim dhe spastrim politik, brenda Lidhjes Komuniste, e cila me mekanizmat e veta, nëpër organizatat bazë,largoi nga jeta shoqërore, të gjithë ata , që manifestonin ide të vetorganizimit politik shqiptar.

Gjeneza e ndarjeve sipas origjinës….?!

Ky  lloj i  ndarjes së mentaliteteve, mbi bazën e origjinës, nuk është diçka e re dhe njihet në të gjitha shoqëritë njerëzore   të civilizimeve të reja e të lashta. Koncepti i dallimit dhe i konfrontimit të bashkësisë, mbi bazën e origjinës,në “vendas “dhe të “ ardhur” , ndeshet , gati,  në të gjitha veprat e artit,  kurse s’është i huaj,  as për moralin fetar….Konfrontimet e mentaliteteve të kundërta, shpesh herë, dinë të jenë tepër ekstreme….?! Andaj , sipas Islamit, edhe vetë profeti, Muhamed a.s, betohej, me shprehjen , që : “ Vallahi, nuk do ta shijojë parajsën, kushdo , që futë fitne- grindje, katun- qytet…?! Ndërsa, realitetet e ndryshme shoqërore,në hapësirë dhe kohë, tregojnë , se pjesë  dërmuese , të popullsisë,  të një ane(treve apo krahine…), thjeshtë të një kombi, kur përzihen me një mentalitet tjetër dhe formojnë   bashkësinë e re, kur janë  pakicë, synojnë t’i adaptohen situatës së re, duke u konvertuar!!  Ose kur  pjesa është shumicë, ose pakicë e dhunshme,  dëshiron të asimilojë popullsinë e gjetur…Shpesh herë në këto situata – ky lloj komunikimi nuk është fare i mirëpritur, nga  pjesëtarët e mentalitetit të braktisur dhe  “të larguarit” , cilësohen si : të shitur, tradhtarë  etj. Mbaj mend, që për këtë problem, dikur më herët, nga njëri, prej studiuesve vendas, të kem lexuar, që Evlia Çelebi- udhëpërshkrues turk, sjell një dëshmi tepër interesante, për problemin e origjinës dhe hasmëritë,  në  Ulqin të kohës së   para pushtimit  turk.

Si pas Çelebisë,mësojmë që në prag të pushtimit turk, në Ulqin, aty ku është  sahat-kulla, filloi , të vendosej një popullsi e ardhur, kryesisht,me  tregtarë , zanatçinj e zejtarë të ndryshëm , që nuk kishin marrëdhënie të mira me ata të kalasë së qytetit…Bile këto të kalasë , shkonin aq larg, sa që i gjuanin edhe me top, këta rreth sahat kullës…?!!! Po në të nesërmen, ata sërish, bashkëpunonin…Nga ana e tjetër, për ilustrim, përmendim , që edhe popullsia  e vendosur, rreth Londrës, së dikurshme, me origjinë fshatare, nuk mirëpritej, nga aristokratët londinezë . Si doemos, kur  popullsia e ardhur, nga fshatrat , dëshironte” të merrte “adetet dhe sjelljet e popullsisë së qytetit…Këto ,kuptohet, që  ishin shumë artificialë, dhe të bezdisshëm, në sjelljet e veta, duke u ngjallur atyre krupën . Dhe kështu, londinezët fisnikë, për tu dalluar nga popullsi e tillë e ardhur  i  quajtën ata  snobistë. Snobistët, e kohës sonë, shquhen për atë që duke imituar qytetarët, ata njëkohësisht, urrejnë deri në ekstrem origjinën e tyre fshatare dhe sidomos ata që manifestojnë këtë origjinë. Gjithashtu, romakët, ngjashëm, në kohën e tyre , urrenin popullsinë fshatare, që në tallje i quanin paganë( të pa fe…). Nga koha romake,  po duket ky term, është konservuar, në etnopsikologjinë e gjuhës,te ne shqiptarët dhe malazezët. Shprehja popullore si  “vasha poganeshë”, ose  te malazezët, shprehja “ on je pogan- ai është pis, duket që ka këtë kuptim fillestarë”?!!!

“Në Ulqin  formohen dy rryma: qytetare dhe fshatare”- pas formimit të LD në MZ

Duke folur për këtë ndarje  të popullsisë,si pas skemës së origjinës-katund qytet  i ndjeri Shaban Dollaku, në monografinë Familja Muharremi/Dollaku nga Ulqini shkruan:” …Viti 1992. Pasi Dega e Lidhjes Demokratike e Ulqinit, punonte jashtë ingjirencave të kryetarit të saj, me çka zor edhe nuk u pajtonte, dhe pasi filluan të bëhen përgatitjet, për mbledhjen zgjedhore të Lidhjes, të gjithë degët i emë- ruan delegatët e vet,për të marrë pjesë në mbledhjen zgjedhore  që do të mbahet brenda afatit të caktuar, përbërja e delegatëve të Degës së Ulqinit, nuk i pëlqente udhëheqësisë së Lidhjes,ajo mori hapa të cilët filluan e ta përçajnë dhe të formohen oficialisht  dy rryma: ajo qytetare dhe ajo fshatare dhe – solli dëme të mëdha…” Kjo ndarje vazhdoi, për 20 vite, dhe shikuar, thellë në amzën e vet, të gjitha partitë ekzistuese shqiptare, u munduan të përfitonin , nga ndarja e madhe katund qytet.

Situata pas zgjedhjeve 2014, dhe sidomos arritja e koalicionit, ndërmjet : Forcës Demokratike, si parti më e madhe nga qyteti, dhe e Partisë Demokratike, nga katundi, të cilës i jepet edhe kryetari i komunës, edhe pse kish më pak këshilltarë, paraqet një situatë të re, në realitetin Ulqinakë, duke reflektuar pozitivisht, dhe duke bërë pajtim që pa dyshim u mirëprit nga qytetarët. Risia e këtyre zgjedhjeve, e kthen trupin zgjedhor nga normaliteti, duke i vënë kapak çështjes së hapur, nga viti 92…, që përmendë Dollaku. Forca, me këtë potez,dhe pse në dukje , duket se ka humbur, ajo ka meritat kryesore për këtë. Të mbrosh, më të voglin, nga madhështia jote, pa dyshim që është fisnikëri, dhe sjellje e të madhit…?!!!

Cilat janë meritat tjera të këtyre dy subjekteve

Fillimisht, përveç kësaj që u përmend- pajtimit,  katund qytet, subjektet mund të krenohen, që arritën, të bashkohen edhe atëherë kur  as kush nuk e priste.. Duke i a bërë, kështu, të qartë Gjukanoviqit, që çështjen shqiptare, nuk mund ta trajtojë , “të mbyllur” duke mbledh rreth vetës, do shqiptarë të dëgjueshëm…?! Tjetër, që udhëheqësit e këtyre dy partive, patën takt , për të dëgjuar sugjerimet e rinisë studentore ulqinake…, presionin e diasporës Ulqinake, dhe për dallim , prej disa politikanëve tjerë shqiptarë, që mohuan ndikimin e dy qendrave kombëtare, Tiranës dhe Prishtinës, këta dëshmuan që janë brenda fushës magnetike të  dy qendrave  shqiptare…Por, gjithë se si, efekti më i madh,  i këtij koalicioni, të arritur, duke injoruar, votat e kushtëzuara ,pro- DPS-it,  është zhveshja e mitit, që partitë shqiptare dirigjohen nga qendra e Malit të Zi,dhe që në Ulqin nuk ka ecje përpara, pa DPS, sepse, ai i ka në dorë shqiptarët…?! Thyerja e kësaj bindjeje, të formuar në Ulqin, mendojmë,  se gjithë se si, ka për të reflektuar , pozitivisht në zgjedhjet lokale të ardhshme, kur Partia e Gjukanoviqit ,do të shënojë një rënie…

Kjo fitore, nëse u bë dhe funksionon, mendojmë që i duhet dedikuar, shekullit të informacionit- kompjuterit(rrjeteve sociale), që bëri një ndikim tepër të fuqishëm në opinion për bashkim kombëtarë, pa ndikimin e të cilit, vështirë se do të arrihej qëllimi…?!!