Igor Lukshiq: Ka gatishmëri për realizimin e të drejtave për shqiptarët në Mal të Zi

February 27, 2014   | Rajoni / Region

Igor-Lukshiq-KrasniqiMarrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi janë mjaft të mira, por ekzistojnë mundësi që këto marrëdhënie të thellohen edhe më. Komunitetet pakicë asnjëherë nuk shikohen si pengesë, por si një mundësi për bashkëpunim.

Kështu u tha në takimin ndërmjet kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe një delegacioni nga Mali i Zi, kryesuar nga Igor Lluksic, zëvendëskryeministër, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane.

Krasniqi duke folur për çështjen e njohjes me kushtetutë të komunitetit malazias dhe të drejtës së tij për të pasur një vend në Kuvendin e Kosovës, të ngritur nga Luksic, kryekuvendari Krasniqi tha se kjo çështje do të zgjidhet me ndryshimet kushtetuese.

Në këtë kontekst, Luksic tha se shoqëria malaziase ka gatishmëri për realizimin e të drejtave për bashkësinë shqiptare në Mal të Zi.

Ai theksoi se kjo vizitë është një kontribut për marrëdhënie edhe më të mira ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës. “Për këtë duhet të kontribuojnë, posaçërisht dy qeveritë, duke bashkëpunuar në segmente të nduarnduarta, që do të jene në dobi të qytetarëve të të dyja shteteve. Me Qeverinë e Kosovës do të bisedohet për projekte konkrete në lëmin ekonomik, kulturor etj”, theksoi Luksic. /Telegrafi/