Vajza e heshtur misterioze midis Podgoricës – Video

February 27, 2014   | Ngjarjet - Events
Vajza e heshtur-podgoriceNjë vajzë misterioze tash dy ditë po qëndron nga disa orë në mes të sheshit kryesor të Podgoricës me mesazhet “Jo”, dhe “Nuk guxojmë”, duke tërhequr kështu vëmendjen e kalimtarëve.
Kjo grua e re, e veshur me të bardha, me fustan të gjatë nga sateni, me fytyrë të mbuluar me ngjyrë të bardhë dhe me sy të grymosur theksueshëm, tash dy ditë del nga disa orë në shesh.
Ajo rri e heshtur, pa asnjë lëvizje të fytyrës; sot mbante në dorë një letër mbi të cilën me ngjyrë të kuqe shkruante “Nuk guxojmë”, ndërsa dje kishte mesazhin “Jo” (në gjuhën malazeze).
Në shesh, siç raportojnë mediet e atjeshme, ajo vjen rreth mesditës dhe aty qëndron disa orë. Kalimtarët e rastit nuk e provokojnë, por vetëm e shikojnë me kureshtje. Shumë sish e fotografojnë.
Disa nga kalimtarët supozojnë se ajo manifeston një revoltë ndaj situatës së përgjithshme. Disa ndërkaq mendojnë se bëhet fjalë për një mesazh kundër martesës.
Në Podgoricë përmendin performansën e vjetshme të Jelena Topiqit (29) në Prijedor, një studente e Fakultetit të Arteve, e cila për 30 ditë kishte qëndruar nga disa orë në shesh.
Pavarësisht nga komentet, ajo me heshtjen e saj duket ia ka dalë të tërheq vëmendjen e opinionit, jo vetëm malazias.
Gazeta Shqip
YouTube Preview Image