Panairi i turizmit në Beograd 2014 – Organizata Turistike e Ulqinit – Video

February 28, 2014   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Panairi i turizmit në Beograd 2014-OTUMaterijali i ri promovues në panairin e Beogradit 2014

Në panairin IFT të Beogradit i cili mbahet prej 27.02 deri me 02.03.14, Organizata Turistike e Ulqinit merr pjesë në bashkëpunim me Organizatën Nacionale të Malit të Zi si dhe me organizatat tjera lokale ne sallën nr.1, ku  OT e Ulqinit për prezentimin e qytetit dhe për të gjithë subjektet turistike ka siguruar stendën prej 20m2. Ofertën e vet turistike në këtë panair kanë vendosur ta prezantojnë edhe “HTP Rivijera e Ulqinit”, hoteli Albatros si dhe shumë afaristë dhe agjensi nga Uqini. Delegacionin e Malit të Zi e shoqerojnë ministri i turizmit z.Gvozdenoviq dhe drejtori i ONT Sasha Radoviq. Delegacionit u është bashkangjitur dhe përfaqësuesi i Ambasadës të Malit të Zi si dhe Dhomës së tregtisë. Përveç ofertës së pasur të qendrave turistike të Malit të Zi, në panair promovohen edhe ofertat specifike turistike, si dhe paketat atraktive te akomodimeve që janë formuar për tregun e Sërbisë gjatë periudhës jashtë sezonit por edhe gjatë sezonit turistik. Çmimet do të jenë në nivelin e vitit të kaluar. Poashtu bëhet promovimi i manifestimeve zbavitese dhe kulturore siç janë Grad Teatar Budva, festivalet Exit ne Budvë dhe Southern Soul në Ulqin, si dhe sfilata e modës se Vivijan Vestvud. Të gjithë vizituesit e stendës sonë kanë mundesinë të promovojnë specijalitet e kuhinjës dhe verërat malazeze si me tingujt e muzikës bregdetare.

Organizata Turistike siç edhe ka paralajmeruar më heret ka pregaditur të gjithë materijalin e ri promovues në tri gjuhë i cili përfshin katalogun që mban emrin *Udhëtimi i kapetanit Hektor – Një ditë e jetës sime*, hartën e Rivierës së Ulqinit dhe hartën e Qytetit të vjetër, kartolina, bookmarkera si dhe dhuratë e cila mban edhe DVD multimedijal për Ulqinin.

Dita e parë e panairit ka kalur me sukses të madh ku është treguar interesim për akomodime si dhe për pushim aktiv gjatë sezonit turistik.

Të dhënat statistikore tregojnë që Mali i Zi edhe gjate vitit 2013 ishte destinacioni kryesor për turistët nga Sërbia që kanë realizuar 2.115.867 fjetje. Turistet nga Sërbia përbëjnë 25% të strukturës së turistëve të huaj, ndërsa Ulqinin gjatë vitit 2013 e kanë vizituar 14.486 turistë nga ky vend që kanë realizuar 119.009 fjetje e që është 10% më tepër në krahasim me vitin e kaluar.

 

Shërbimi i OT Ulqin

YouTube Preview Image