Asgjë konkrete nga “Intervista e parë” e liderëve të Ulqinit – Silver Korda

March 2, 2014   | Opinione

silver korda Shkruan Silver Korda Kordic

E përcjella këtë intervistë të TV-Teuta, kurioz se çka po ndigjoj dhe mësoj të re, pas vendimeve të fundit politike në Ulqin… Duke përcjell edhe vite me rallë intervista të shumta të politikanve lokal të Ulqinit, në Radio, TV dhe media tjera, pas cilave kam qenë gjithëmon i deshprumun nga përmbajtja, stili, mënyra dhe niveli i kësi intervistash,shpresova se po ndigjoj diçka konkret, në frymën e re, far stilit të ri.. Fatëkeqësisht ishte edhe kjo intervistë si repeticion i atyre para 10,15,20 vitesh. Asgjë konkrete, frazeologji e thatë, përsëritje e fjalëve: posti, posti, subjektet, klubi këshiltarve, kryetari, posti zavendsit të kryetarit, funkcionet, fotelat, karrikat, pozita-opozita, partitë, buxheti, financat.. unë, unë dhe unë si dhe unë me mua dhe une… “Asetet”, subjektet, postet…Në fund ishte më e rëndësishmja që të ceket rëndësi e transmetimeve “live” drejt-për së drejti të TV-Teuta nga seancat të Këshillit komunal, mledhjeve, diskutimeve, që të na shof populli dhe ne të shikojm në kamera…

Se në këtë menyrë edukohet” populli politikisht…?????? Asgja KONKRET, asnji spjegim të veprimeve KONKTRETE me arritë hapje të vendeve pune, punësim, zhvillim, pëkrahje dhe finansim të projekteve, koncepteve KONKRETE për punë dhe veprime KONKRETE: shpërvjelja e mangëve, angazhimi i rinisë në pastrimin e Ulqinit; ma mirë me punu kot se me nejt nepër kafiqa kot e me sjell mobilat, mi siguru për kësi aksionesh parat për ndonji ekskurzion pas realizimit të aksioneve, me i organizu rinisë Seminare pa lek mbi 100-1000 tema jetësore, edukuese, ekonomike, me i drejtu në një rrugë të mbarë, me i integru-kyç në punë konkrete, projekte punuese konkrete…

Nuk ishtë vendi për detaje, se ka XY sisteme, metoda dhe mundësi me e larguar rinin nga rruga, kafiqat dhe letargjia depresive me angazhim konkret në akcione të vogla konkrete, natyrisht me një pagesë të përshtatshme nga fondi i Komunës… E di, Komuna s `ka pare, tesh 23 vite ndigjohet kjo “kukamë”, par pse janë kryetarët, funksionerët, partitë, fotelat dhe karrikat politike të parapame, veç për veprimtari, punë, angazhim e jo blla-blla-blla retorikë, frazeologji, fjalime të gjata pa domethënie, pa përmbajtje dhe pa hapë k o n k r e t!!!!

Silver Korda Kordic Facebook