Gjuetia e paligjshme e peshkut në lumin Buna – Video

March 2, 2014   | Reportazh / Reportaža

peshkimi me dinamitPeshkimi i paligjshëm rrezikon ripërtëritjen e peshkut në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna, megjithëse janë shpallur zona të mbrojtura.

Për çdo natë në deltën e lumit Buna i shikom varkat peshkatarësh, të cilët lëvizin në lumin buna  me gjenerator duke peshkuar me eksploziv dynamit, edhe pse kjo është e ndaluar me ligj.

Periudha mars – maj është koha gjatë së cilës peshku bën lëshimin e vezëve, sidomos në Liqenin e Shkodrës, i cili është ujëmbledhësi më i madh në Ballkan. Megjithate peshkatarët vazhdojnë punën e tyre natën, ku përgjatë bregut, dëgjon zhurmën e gjeneratorëve. Peshkimi me korrent është gjithnjë i dëmshëm për peshkun, por sidomos gjatë kësaj periudhe të kohës së shumimit të tij, pasi e dëmton atë që në vezë.

Personat që peshkojnë me korrent, e ushtrojnë veprimtarinë e tyre të paligjshme. Pamjet e transmetuara ne Top Channel tregojnë se askush nuk i ndalon këta persona të vazhdojnë peshkimin me gjeneratorë dhe dynamit. Gjuetia e paligjshme vazhdon të zhdukë florën dhe faunën në detin Adriatik dhe të lumit Buna. Ndërkohë që strukturat e rendit dhe të mjedisit vazhdojnë të mos jenë eficente në parandalimin e kësaj gjuetie, e cila jo vetëm po zhduk florën dhe faunën, por rrezikon jetën e njerëzve që merren me këtë gjueti.

Jo shumë larg nga Velipoja, pikërisht në bregun e lumit Buna pjesa shqiptare, gazetarët e emisionit “Fiks Fare” kanë filmuar peshkatarë, të cilët gjuanin peshk me eksplozivë.

Gjatë bisedës me gazetarët e “Fiks fare”, peshkatarët kanë treguar me detaje se si arrinin ata të prodhonin në kushte primitive dhe amatore lëndën plasëse për të gjuajtur në det.

Një nga peshkatarët ka treguar me detaje se si arrihet që nitrati, duke u përzierë me naftën, krijon një lëndë plasëse. Si ndezës përdorin një kapsollë që e lidhnin me një fitil zjarrëpërcjellës. Këtë përzierje e fusnin në shishe të vogla qelqi, me të cilat mund të realizonin shpërthimin në det, për të gjuajtur peshk.

Peshkatarët me shishe eksplozivi na rekomandojnë që peshkun e kapur në këtë mënyrë ta konsumojmë brenda katër orëve nga momenti i shpërthimit, pasi më pas ai nis shpërbëhet dhe bëhet i dëmshëm për organizmin e njeriut. “Fiks fare” ka filmuar momentin e shpërthimit në det. Ndërkohë bregu i Adriatikut në lumin Buna ishte i mbushur me peshq të ngordhur, në trupin e të cilëve dalloheshin shenjat e shpërthimit me eksploziv.

Edhe pse shpërthimet në det ndodhin në orët e para të mëngjesit, por edhe gjatë ditës, banorët tregojnë se “në të gjithë zonën, nga Gjiri i lumit Buna deri tek liqeni i Shkodres, por edhe më tej, vijon të gjuhet me eksploziv..

Me sa duket fenomeni do të zhduket deri në momentin kur shteti nuk do të ndërhyjë më vetëm vendime e takime, por me masa konkrete ndaj “peshkatarëve”, dëmtues të peshkut.

Për vite me radhë, gjuetia e paligjshme me mjete dëmtuese të peshkut në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna, ka alarmuar mjaft shoqata mjedisore, të cilat me anë të specialistëve të tyre kanë arritur në përfundimin se ky lloj peshkimi i bërë për vite me radhë, ka dëmtuar ndjeshëm rezervat e peshkut në Liqenin e Shkodrës dhe në lumin Buna.

YouTube Preview Image