Në Korçulë janë gjetur artefakte befasuese: Ilirët ishin superiorë ndaj grekëve

March 2, 2014   | Rajoni / Region

ilir_korculeMendohej se grekët kanë vendosur mbi zhvillimet politike e ekonomike në ishujt kroatë.

Por, këro artefakte udhëzojnë në një bashkësi të fuqishme lokale ilire, e cila ka pasur ndikim vendimtar në zhvillimet politike të hapësirës përreth – shkruan e përditshmja kroate Slobodna Dalmacija në portalin e saj në internet

Të premtën arkeologët dr. sc. Dinko Radiq dhe dr. Igor Borziq në varrezën afër varrezës tek rrënojat e lashta në Kopila në afërsi të Blatos në Korçulë duke zbuluar shtresë pas shtrese kanë hasur në gjetje të vlefshme, të cilat do të mund ta ndryshojnë historinë në libra mësimi.

Janë gjetur dhjetra enë helene, e në të njëjtën hapësirë, jo më të madhe se gjysmë metri katror, është gjetur një sasi e madhe e eshtrave njerëzor, pastaj stoli bronzi nga shekulli I apo II para Krishtit.

U Korculi-Iliri su Grcima bili superiorni

– Përfundimi ynë preliminar është se është fjala për persona të rinj. Enët kryesisht janë të thyera, që ne e vëmë në lidhje me devastimin e nekropolit në fillim apo fund të shekullit XIX. Poenta është në atë se po gjejmë enë të pastra greke në një histori e cila s’ka të bëjë fare me grekët. Ky zbulim ka rëndësi të madhe pasi që kultura ilire ka qenë në nivel më të ulët se ajo greke, ndërsa zbulimi tregon se ilirët megjithatë i kanë përvetësuar një pjesë të madhe të trashëgimisë së civilizimit grek – thotë Dinko Radiq.

– Deri më tash është menduar se pas ardhjes së grekëve në këta ishuj ata kanë vendosur mbi ndodhitë politike e ekonomike. Por, këto artefakte udhëzojnë në një bashkësi të fuqishme lokale ilire, e cila ka qëndruar deri në vitin e tridhjetë para Krishtit dhe në të vërtetë janë ilirët ata që kanë pasur ndikim në zhvillimet politike të hapësorës përreth, që është befasi e llojit të vet dhe deri më tash as që është supozuar ndonjëherë – ka thënë i entuziazmuar arkeologu Dinko Radiaq.

– Rëndësia e zbulimeve të djeshme është e madhe – shton docenti në Degën për arkeologji në Zarë, dr. Igor Broziq, duke kontrolluar dhe prekur çdo milimetër të dheut nga Sonda 3., si forenzikët e CSI-së.

-Tash disponojmë me shumë më shumë fakte dhe dëshmi mbi kulturën materiale të popullsisë lokale. Ata kanë shfrytëzuar keramikën më të bukur helenike, të prodhuar në Italinë jugore dhe në Vis (Issa). Kjo tregon shkallën e lartë të helenizimit të kulturës materiale. Mund të themi me siguri se në Korçulë ka jetuar një bashkësi lokale e fuqishme dhe e pasur ilire, ndërsa mbi fuqinë e saj ushtarake flet sasia e madhe e gjtur e armëve të hekurit, para së gjithash shtizave. është e qartë, krahas fuqisë ushtarake lehtë mund të ndërlidhet edhe pavarësia politike – thotë Borziq.

Punimët janë në vazhdim, në dritë të ditës po nxjerrin gjetje qenësore dhe të rëndësishme si stoli broniz, madje edhe sferë plumbi, e cila sigurisht është hedhur me llastik. Enët tash për tash janë të formave të panjohura, e me këtë nuk dihet as destinimi i tyre.

Këta shkencëtarë të palodhshëm kanë konstatuar se varreszat e ilirëve lokalë kanë qenë të ndërtuara me pllaka guri, kurse fundi i tyre është i mbuluar me zall të pastër të bukur të detit.

 

Vazdhimi i hulumtimeve do të jep njohuri edhe mbi mënyrën e varrimit, kultet e kulturën materiale të banorëve lokalë ilirë në kohën e cila i paraprin dominimit romak në Korçulë dhe në pjesën tjetër të Dalmacisë.

Zeri