Policia sekuestron 22 kg drogë në kufirin Sukobin – Muriqan + Foto

March 2, 2014   | Shtypi / Mediji

droga-muriqanPolicia shqiptare ka sekuestruar një sasi prej 22 kilogramësh lëndë narkotike gjatë ditës së sotme.

Nga informacionet paraprake mësohet se lënda e tipit kanabis është sekuestruar në pikën e kalimit kufitar të Murriqanit. Ajo është gjetur e fshehur në brendësi të mjetit me targa AA 462 IS, i cili ishte në pronësi të shtetasit Luan Hoti.

Krahas sekuestrimit të lëndës narkotike, policia ka vënë në pranga edhe të sipërpërmendurin Hoti. Materialet procedurale i kanë kaluar organeve kompetente për veprime të mëtejshme.

Bota Sot

sukobin-DROGA

sukobin-DROGA-1