Takim i përzemërt me shkrimtarin Besnik Mustafaj ne Ulqin – Video

March 3, 2014   | Kulturë / Kultura

libri-besnik-mustafajMe këtë rast u përurua  romani më i ri i  këtij autori “AUTOPORTRET ME TELESKOP”, të cilin studiesja  Prof.Dr. Sabina Osmanaoviq  e cilësoi si  arritje e lartë  në prozën shqipe.

Të organizuar nnga OJQ “Harmonia”, të shtunën e kaluar  në Shkollën e muzikës  në Ulqin, në praninë e një auditoriumit  të përzgjedhur të komunittit letrar, shkencor, intelektual  artdashës,ku ishte i pranishëm edhe Mr. Basri Lika, anëtar i Bordit drejtues i Fondit mbi mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave, u bë përurimi i  romanit  “Autoportret me teleskop “ i shkrimtarit dhe diplomatit të shquar shqiptar, Besnik Mustafaj,nga Tirana.

Mbi vlerat ideoartistike të romanit një recension shumë të thukët e paraqiti studiuesja Prof.Dr.Sabina Osmanoviq,e cila

U tha se që në hyrje të librit, autori paralajmëron se ky nuk është një roman autobiografik, edhe pse njëri nga personazhet quhet Besnik Mustafaj. E megjithatë, shumë prej detajeve që ai paraqet në të kanë të bëjnë me takime të rëndësishme të kohës kur ai ishte ministër i Jashtëm. Tisi i postit prej ministri, që në fjalimet e tij jashtë vendit kujdeset të gjejë fjalët e duhura për të përcjellë shqetësimin për Kosovën, i vishet kaq bukur romanit. Përpos kësaj, në disa raste ai i referohet në libër “eprorit” të tij, çka siç kuptohet nga si lexuesi, ai duket të jetë as më shumë e as më pak se ish-kryeministri Sali Berisha. Një tjetër personazh që zë vend në libër është Ana B. Në hollet e një hoteli luksoz në Monako, ai takon një lexuese të tij që është njëherazi këshilltare e Presidentit slloven. Një tjetër personazh, tejet grotesk, është Selami Beshiri. Besnik Mustafaj flet gjithashtu për atë që e quan thesar i vërtetë, i paçmueshëm, i gjithi flori e diamante, krijuar nëpërmjet sekuestrimeve të pasurisë së klasave të përmbysura nga revolucioni dhe vënë mënjanë në një vend ultrasekret, sigurisht jashtë Shqipërisë dhe sigurisht jo në ndonjë bankë.

Shkrimtari mysafir, Besnik Mustafaj tha se nuk jam për herë të parë në Ulqin.Kam qenë në Panairin e librit,kur kryetari i Komunës së Ulqinit ishte z.Gëzim Hajdinaga.Ai shtoi  se takimet letrare të këtij lloji, sidomos në Ulqin edhe në viset tjera  shqiptare në Malin e Zi,në Krajë, Malësi,Plavë e Guci janë me rëndësi të posaçme kulturore.

“Unë,nga gjyshi  kam prejardhje me Vuthajt, edhe me vendlindjen time, Tropojen, kanë një mentalitet  edhe një traditë të përafërt.Pasuria folklorike e malësorëve, është një thesar i yni.Sigurisht se ky  bagazh etnokulturo-shpirtëror,na obligon që të shkëmbejmë sa më shumë vizita reciproke”,-  thekson shkrimtari.

Hajrudin Nimanbegu, pensionit nga Ulqini foli mbi gjuhën në mediat e Tiranës,duke  shprehur pakënaqësinë e tij, siç vlerësoi ai,”bastardhimin e gjuhës shqipe”.A mund të ndimojnë shkrimtarët që në mediat e Tiranës të përdoren  fjalët shqipe e jo ato të huajat, vend e pavend.

Shkrimtari Mustafaj, u përgjigj se, fatkeqësisht ashtu është, por sipas tij,ngritja e nivelit arsimor,profesionalizmi ,përmirëson këtë gjendje.

Koordinatori i projektit,Ibrahim Berjashi,kryetar i OJQ “Harmonia”, shkrimtarin Mustafaj,referuesen,auditoriumin, Shkollën e muzikës,dy sopranet e reja të talentuara ulqinake, Gjylije Pelinku dhe Fatime Katana për intepretimet brilante,e një falenderim i posaçem ishte për Fondin  për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Malin e Zi.

Në këtë kuadër, Berjashi,peruroi edhe KALENDARIN POETIK – 15 vjet letërsi të OJQ “Harmonia”.

 

Gëzim Ibroçi

 

Legjenda:

1.Besnik Mustafaj, shkrimtar

2.15 vjet  letërsi

YouTube Preview Image