Danaj mund të shpallet “Persona Non Grata” në Mal të Zi

March 4, 2014   | Ngjarjet - Events

zogoviq-danaj-shpallet-no-grataFronti Demokratik: Danajt ti ndalohet hyrja në Mal të Zi

Lideri  i listës “Për Shqipërinë Natyrale” Koço Danaj para disa kohe në faqen e Facebook kishte paralajmerua se brenda muajit Mars 2014, do të vizitojë trojet Shqiptare në Plavë e Guci ,dhe tema kryesore e bisedave do te jete domosdoshmeria e Shqiperise Natyrale.

Ditën e some ka ardhur reagimi nga opozita në parlamentin e Malit të zi nga një funksionar i Frontit Demokratik (Demokratski Front) Millun Zogoviq icili kërkoj që Danaj të shpallet persona non grata dhe ti ndalohet mundësia e hyrjes në territorin e Malit të Zi.

Shteti duhet që promotorit të idesë së Shqipërisë së madhe, Koço Danajt, ti ndaloj çdo mundësi të hyrjes në territorin e Malit të Zi, është vlerësuar nga Fronti Demokratik shkrua Vijesti.

Nëse Mali i Zi është shtet i pavarur dhe sovran, ndërsa akti më i lartë ligjor i tij detyron organet kompetente që ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të tij, është e nevojshme që për vizitat e paralajmëruara në Plavë dhe Guci nga Danaj promovuesit të idesë së Shqipërisë së madhe dhe liderit të listës Për Shqipërinë Natyrale shteti i Malit të Zi të reagojë në mënyrë parandaluese, mendon funksionari i FD-së, Millun Zogoviq.

Zogoviq vlerëson se shteti Danajn duhet ta shpallë persona non grata dhe me këtë t’ia ndalojë atij mundësinë e hyrjes në territorin e Malit të Zi./MalësiaJonë.com/AntonGjokaj/