Shqiptarët e Ukrainës, 500 vjet larg atdheut – Video

March 4, 2014   | Kulturë / Kultura

Shqiptarët e UkrainësKane 500 vjet larg nga mëmëdheu. U larguan nga zona e Korçës fill pas pushtimit turk dhe për 200 vjet jetuan ne Bullgari. Me pas u zhvendosen ne Ukraine dhe kane 300 vjet qe jetojnë ne mes te ukrainasve. Por nuk kane harruar asgjë nga te paret e tyre dhe përpiqen ti ruajnë zakonet dhe traditat  shqiptare me fanatizëm. Festa me e madhe e tyre është festa e Shën Gjergjit, ne kujtim te heroit kombëtar Gjergj Kastriotit.Jane takuar me Fan Nolin ne 1911 kur ky i fundit beri një udhëtim ne Odessa. Po kështu ne vitin 1979 At Artur Liolini, Kancelari i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare nga Bostoni, meshoi ne kishën ku kishte meshuar Fan Noli dekada me pare. Ata nuk kërkojnë gjera te parealizueshme nga shteti shqiptar. Thjesht kërkojnë nga shteti ame shqiptar libra dhe mësues te shqipes qe te mos harrojnë gjuhen e te pareve.

Kërkesat e tyre jane te përballueshme për shtetin shqiptar dhe dërgimi i disa mësuesve , i librave dhe abetareve ne shqip nuk është ndonjë barre e madhe, por është një detyrim qe shteti ame duhet te ketë për këta shqiptare te harruar. Mendoj se shteti shqiptar duhet tu jape pasaportat shqiptare këtyre njerëzve sepse këta e meritojnë te jene shqiptare si gjithë ne te tjerët. Janë pra 5 mije shqiptare qe per 500 vjet jetojnë larg atdheut te tyre Shqipërisë dhe për 300 vjet jetojnë ne mes te 48 milion ukrainasve. Çdo komunitet tjetër do te ishte shuar me kohe. Ata janë dëshmi e gjalle e thënies: “gjaku i arbrit nuk shuhet kurrë” dhe ne duhet te jemi krenare për ta.

Gazeta Lajm

YouTube Preview Image