Investigim politik – ku është liria….?!!! nga Muhamet Nika

March 5, 2014   | Opinione

Muhamet-NikaShkruan :Muhamet Nika,

INVESTIGIM  POLITIK- KU ËSHTË LIRIA….?!!!

Në të folmen e përditshme, shpesh herë , shohim, që njerëzit, po edhe vetë ne, përdorim shprehje , për  të cilat nuk  mundemi të japim, qoftë  as vetëm një  definicion sa  më të thjeshtë.  Ata , që me orë të tëra  flasin, për kategoritë e përmendura etike e politike, po t’i pyesësh ,  : Ç’ është liria, historia , kultura , politika,…  disa prej tyre shpesh rrudhin  krahët, kurse, ata ,  më “ debillët,” – të pa përgjegjshmit deklarohen,me fjalët; që  “ s’ma ndien e as që dua ta di…”?! Kurse   edhe kjo shprehje- liria, në shekullin që shkoi, krijoi filozofinë e vet, madje edhe në vendet më të përparuara, perëndimore. A. Izetbegoviq, thotë :  “ Shih , Në vendet e prosperitetit,  e të kamjes, pas Luftës së Dytë Botërore, u shfaq brezi i ri i pikëlluar, që zakonisht, ka çdo gjë , por nuk dëshiron asgjë…( Çudi apo jo..) ?!!. Këtu hyjnë  bitnikët ose i a. q. brezi i mundur,që predikojnë filozofinë e absurdit; tinejxherët, -të miturit, të prirë nga kriminaliteti dhe, së fundmi hipikët, që përçmojnë realitetin, përqeshin , çdo rend dhe rregull dhe vetitë e tyre përhapën si epidemi, në të gjitha qytetet e mëdha të botës… Çështja e delikuencës së rinisë s’është  vetëm çështje  e rinisë e qyteteve të mëdha, por edhe e  meseve fshatrave…”  Arthur, Mileri, njohës me kompetencë i Amerikës bashkëkohore deklaronte : ua zë frymën mërzia… Të zvarritësh, për rreth, dhe të mos presësh asgjë përgjason me vdekjen…?!

Ku është liria..?!!

Në mesin e shumë vetave, të cilët , u morën me këtë çështj është edhe  Fromi . Ai, për shembull, pat shkruar, një vepër, të njohur,  IKJE  NGA LIRIA”,  ose, tjetër, psikiatri – profesori Blanshar,  përpiqet , të shpjegojë, që ideologjia sunduese- dëshira , për pushtet dhe pasje,  provokon  të individët e masës ndjenjën , e  ndrydhjes së personalitetit, duke e orientuar njeriun, në formulën: gjumë e punë…, si në Amerikë, do thoshim ne. Në këto situata,  për të dy polet njerëzore* të pasur dhe të varfër- Te të  gjithë njerëzit, shprehet, koncepti i tepricës së lirisë. Njeriu, nuk di ç’të bëjë me te, madje, shpesh herë, individë të shoqërisë,  përcaktohen, t ‘ia “falin lirinë  sundimtarit”…dhe u duket si diçka  krejt normale… Ndërsa, nëse, sundimtari, është edhe i egër, atëherë, vetë turmat,  shpesh herë  drejtësinë për liri  e ngatërrojnë me  forcën. Dëshmohet, se ndër ata, personalitete, që më së miri, e dinin , këtë, ishte vetë Hitleri, i cili fliste “ashpër” dhe me “ton të lartë”, kurse  masa , nga ana  tjetër, kujtonte se ai flet të drejtën….Bile, preferonte, që edhe  mitingjet e veta partiake, t‘i bënte, në mbrëmje, sepse,  masat- punëtorët, thoshte ai, shumë më lehtë manipulohen , në këtë kohë, se sa ditën. Njeriu, ditën , cek ai, e fillon me një farë vullneti , e uzdaje tepër të fortë, por , në mbrëmje, kur ai , e vëren, se është i pafuqishëm, vendos të dorëzohet, të shkojë dhe të sundohet nga më i forti, kurse , do të preferojë të zgjedhë at opsion, i cili ka më shumë masë. – Te ai ,besonte Hitleri, fillon e krijohet, ndjenja e përkatësisë së turmës…, sepse pa turmë, shtonte ai, individi , nuk e ndien vetën të suksesshëm..?!!!

Në esencë, koncepti i lirisë, si njëra nga gjendjet njerëzore, detyrimisht dhe natyrshëm, lidhet me një  marrëveshje (kontratë morale), të koduar mbi parimet e një ujdie njerëzor-  por , në esencë mistike,  që  është Tabu- në kuptimin:” s’ia  vlen të  shkelet, sepse s’ke  leverdi”, dhe që po e shkele është mëkat..?!!!  Kështu , mendonin të lashtët..

Ky koncept vlen, për ata, të cilët, janë edukuar, me  bindjen, që lloji , njerëzor, është i gjuajtur, nga thellësitë e kozmosit, në tokë,  nga Zoti, sepse , shkeli marrëveshjen, paraprake me Zot dhe që tash, po vuan mëkatin, për të cilin u dëbua nga parajsa…?  Andaj krishterimi,si religjion i rënies,së Adamit, propagandon, përuljen, dhe mirëkuptimin, për njerëzit…. Kjo botë, është e pushtuar e gjitha , nga Luciferri, dhe çdo gjë e saj duhet të urrehet…?!!! Ndërkaq, Dhjata e Vjetër- ndjekës të së cilës, janë çifutët,shohim se si religjion dhe filozofi- më pak merren me botën e përtejme. Dhjata e Vjetër, kryesisht  mëson se parajsa, mund të ndërtohet , në tokë, nga pushteti i parasë- Zakonisht , kështu , mësojnë  masonët e dalë nga çifutët. Kjo rrymë e tyre, nuk mund të trajtohet, si negativitet ekstrem, në përditshmërinë e qytetërimit të kësaj kohe .Numri më i madh i shpikësve, që bënë revolucione sociale dhe shkencore, ose ishin presidentë dhe qeveritarë të shteteve më të zhvilluara të globit, rezulton, të jenë pjesëtarë të këtyre grupimeve. Ata si arritje më të madhe të vetën , kanë boten vitrumene, të  cilën ia përshkruajnë si veti  e parajsës tokësore që po zhvillohet…?!!!

A është edhe liria kontratë…?

Sipas, parimit, të një kontrate- marrëveshje të ndërsjellë të dy palëve,  thuhet, se liria e dikujt, mbaron aty, ku,  Ne  , pretendojmë  të shkelim , kufijtë  e lirisë së tjetrit, kuptohet, mbi bazën e një  marrëveshjeje , paraprake midis dy vetave. Kjo   kontratë  vlente, në parim, që në raportin , Zot-Adam, dhe për nga natyra, është e kapshme  për  individët e një shoqërie të kohës sonë.

Përshembll, aktualisht, në  një shoqëri- shtet, marrëveshjet për organizim politik, në mes të shumë vetave, bëhen , ta zëmë, për mes  statutit, të një partie, e cila  duhet ta ketë edhe  programin e vet, që  nuk është kontestues për shoqërinë. Andaj sot , si e tillë, marrëveshja vërtetohet, në ministri -shtet. Mirpo  praktika, këtu te ne(mendoj në Ulqin), ka dëshmuar, që  në realitetin tonë shoqëror, partitë, zakonisht nuk i  respektojnë kontratat (statutin)..?! Ata që e bëjnë këtë, kanë jetëgjatësi më të madhe. Sipas kësaj, mund të vlerësohet,  se, te ne shqiptarët, e Malit të Zi, në mungesë, të organizimit politikë shqiptar të komunizmit,  dhe praktikave të këqija, që krijuan , partitë nacionale, rreth, shkeljes së  statutit(kontratës), kemi krizë, permanente në ekzekutim të pushtetit. Koncepti, i lirisë , për të ushtruar, pushtet, sipas pikëpamjes aktual, këtu, në shoqërinë Ulqinake, është , ai i  “ Konceptit të   Grumllit” të Konicës, për të cilin,dikur , para 100 e sa vjetëve, ai  thoshte, se “ pajtimi kombëtar, nuk është vetëm , që të bashkohemi, e të ulim kokën para njëri tjetrit…”, duke u thirr në dënimin historisë…?!!

A  e dënon historia  shkeljen e një kontrate shoqërore….?!!

Në lidhje me kontratën shoqërore , brenda një populli, ka disa pikëpamje, ku se cila në formën e vet, lidhet, me një ndalesë- rrënjët  e të cilës, të çojnë deri të” mëkati i parë hyjnor”. Sipas, shkeljes së kontratës, nga shoqëria, përcaktohet edhe shkalla e dënimit, që te individi , nis , fillimisht, si vrasje e ndërgjegjes… Kam pasur , rastin, që në burg, të rri, me një kriminel, i cili, kish vendosur  të mbys, fëmijën e vet , të paligjshëm me një vajzë të re..?!. Ai, natën, nuk mund të flinte, dhe në gjumë klithte si një njeri që mbytet me zor…Kuptohet, që të ai, manifestohej , “gjama e ndërgjegjës”, të cilës nuk mund t’i ikte.  Atij në këtë rast,  po duket, nuk i mjaftonte dënimi…?!!!

Shkencërisht, është vërtetuar, që njerëzit krimogenë- fajtorë, nuk pushojnë, së bëri mëkate, edhe kjo, jo sepse  ndiejnë nevojë t’i bëjnë gjithnjë e më të mëdha,duke i përsëriturato, por, kanë nevojë, që për krimet e bëra, të zbulohen e pastaj të  mos tolerohen,  më gjatë  nga shoqëria( duke e mbushur kupën me ndëshkim).  Zbulim, dhe pastaj  ndëshkimi- dënimi…, gjoja , për tu pastruar , nga mëkati i bërë për ta është i mirë se ardhur…?!!!Pasi, e vuajnë  dënimin, ata, ndihen më të lirë dhe  me ndërgjegjen e vet, ose imitojnë, gjendje  se janë pastruar nga mëkati, ose vërtetë ndihen si të tillë. Këto dënime, ishin objekte, shqyrtimi, i shumë , filozofëve, e mendimtarëve, po le të shqyrtojmë, atë të Niçës, dhe atë të  Marksit, që paraqiten nga këndi i mohimit të dënimit  i cili  prite nga  Zoti, që  te këta , mungon sepse mungon vetë Zoti…?!!!

Niçe ,fjala bie, te “ mbinjeriu i vet”, thotë , se vuajtja krishtere, nuk bën , që të merret në konsideratë, sepse, sipas tij, nuk ka kuptim, nga që nuk ekziston vetë Zoti…Por që , për mos ekzistencën e tij, ai ndihet shumë keq, dhe  vuan. Feja , deklaron ai, është, shpikur nga masat e varfra, për të trembur të pasurit nga dënimi i Zotit, i cili as që ekziston…..?!  Marksi, problemin e trajton , ngjashëm, por nga këndi tjetër. Sipas tij, Feja (frika nga dënimi), u shpik nga të pasurit,  si opium, për të  sunduar, me të varfrit….. Ndoshta, ai , kur e pohonte , këtë, donte , të dilte,  si i thonë , fjalës-lagut, K’uranor, për të cilin ai kish njohuri , dhe i cili  urdhëron të pasurit, të japin lëmoshë dhe të paguajnë  zeqatin- taksën?! Në te, Kuran,  shkruan: Dhe në pasurinë tuaj, kanë hise, të mjerët, dhe të varfrit…?!!!

Sipas mësimit të  Marksit , që këtu tek ne , është bërë , parim oficial, për individët, e shoqërisë, të cilët, bëjnë mëkate, duke shkelë kontratën e  një klase shoqërore, besohet se“ do t’i dënojë historia…”?!! Në  kuptimin, që jo vetëm, këta individë kryengritës- fajtorë, ndaj shkeljes së kontratës së manifestit-shtetit komunist, por të gjithë, pas ardhësit e tyre, do të jenë të ekskomunikuar, gjatë historisë, së brezave që vijnë. Kuptohet, sipas parimeve të “moralit-kontratës “ komuniste…?!!! Ky parim , ose frazë, për disa , patriotë të panikut, është bërë tabu, të cilën as vetë ata, nuk e dinë në çfarë kuptimi e përdorin gjatë komunikimit në fejzbuk, kuptohet,duke u fshehur, pas një pseudonimi … Sa për historinë dhe rolin e saj, në shoqëritë normale të njerëzimit, p.sh, të  qytetërimi romak, mëson se historia, është vetëm , mësuese e jetës. Këtë  kuptimin , e ruan edhe tek ne në Ulqin: ”I urti mëson , prej gabimeve të huaja(historisë), kurse budalla , prej gabimeve të veta…?!!! Ndërsa, urtësia profetike, nga këndi tjetër,  cekim , që thotë, se koha( në kuptimin  historia) , është shpatë,të cilën, në qoftë se ti , nuk e pret, të pret ajo ty…?!!!Kemi , përshtypjen, që nëse , vazhdohet, pas këtyre, që propagandojnë dënimin e historisë….?!!! Që vërtetë do ta, përjetojmë , dënimin e saj , por nga një kënd, krejtësisht tjetër, ai ,i urtësisë Kuranore, që thotë:  popujt e tjerë , para , jush, janë, zhdukur, nga fjalët e tepërta, ushqimi tej mase, dhe nga  gjumi i tepërt…KUJDES…..?!!