Pakicat rome dhe egjiptiane në Mal të Zi ballafaqohen me qëndrime negative

March 5, 2014   | Rajoni / Region

edina-hasanaga-cobajPjesëtarët e Bashkësisë rome dhe egjiptiane në Mal të Zi ballafaqohen me qëndrime negative

Pjesëtarët e Bashkësisë rome dhe egjiptiane në Mal të Zi ballafaqohen me qëndrime negative , stigmatizim dhe diskriminim , kanë vlerësuar përfaqësuesit e CEDEM_it dhe të iniciativës  të të rinjve për të drejtat e njeriut. Drejtorët ekzekutiv të këtyre dy organizatave Nenad Koprivica dhe Edina Hasanaga Çobaj  e kanë deklaruar këtë me rastin e publikimit të raportit të Komitetit për eliminimin e diskriminimit racor mbi zbatimin e konventës ndërkombëtare për eliminimin e të gjitha formave  të diskriminimit racor. Ata kanë përkujtuar se rezultatet e hulumtimit të CEDEM-it  të shpallura në dhjetor të vitit të kaluar kanë treguar se çdo i dyti banorë i malit të Zi nuk dëshiron që të jetë për fqinjë pjesëtarin e Bashkësisë rome ose egjiptiane.

TVCG