Fatmir Gjeka u zgjodh kryetar i Komunës së Ulqinit

March 6, 2014   | Anketë / Anketa

Fatmir-Gjeka-Kryetar-Ulqini-1Të hënën u mbajt seanca konstitutive e Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Ulqin – Kryetari i Partise Demokratike dhe kandidati i Koalicionit “Bashke per te ardhmen e Ulqinit”, Fatmir Gjeka, eshte zgjedhur kryetar i Komunes se Ulqinit ne seancen konstitutive te Kuvendit te Komunes se Ulqinit, e cila u mbajt te henen. Per te kane votuar 17 keshilltaret e shumices se re qeverisese, e cila perbehet nga Forca e Re Demokratike, koalicioni “Bashke per te ardhmen e Ulqinit” dhe Mali i Zi Pozitiv, ndersa per kunderkandidatin e tij, Rexhep Taganoviq nga PDS, kane votuar 11 keshilltare te opozites. Nje vote ka qene e pavlefshme, kurse tre keshilltare, dy te PSD-se dhe ai i Frontit Demokratik nuk kane marre pjese ne votim. Ne seancen konstitutive eshte zgjedhur edhe kryetari i ri i Kuvendit te Komunes se Ulqinit, mr. Fuad Haxhibeti nga Forca e Re Demokratike. Edhe per te kane votuar 17 keshilltaret e koalicionit te ri qeverises, nje keshilltar ka qene kunder, kurse te tjeret te permbajtur. Haxhibeti ka qene kandidati i vetem per kryetar te Kuvendit te Komunes se Ulqinit. Ne fjalen e tij pershendetese, kryetari i ri i Komunes se Ulqinit, Fatmir Gjeka, ka thene se koalicioni qeverises ndermjet Forces se Re Demokratike, “Bashke per te ardhmen e Ulqinit” dhe Malit te Zi Pozitiv eshte alternativa me e mire qeverisese qe i ofrohet Ulqinit. Ai ka theksuar se eshte i vetedijshem per situaten e veshtire ekonomike ne te cilen ndodhet komuna e Ulqinit dhe qytetaret e saj.

Fatmir-Gjeka-Kryetar-Ulqini

“Edhe pse eshte nder komunat me te pasura per nga burimet natyrore, Ulqini sot renditet nder komunat me pak te zhvilluara dhe me te varfera ne Mal te Zi, me pagat me te uleta. Por ne do te bejme cmos qe ta nxjerrim sa me shpejt Ulqinin nga kjo pozite te cilen kurrsesi nuk e meriton”, ka thene Gjeka. Sipas tij, Ulqini ka nevoje per stabilitet politik, gje qe e ofron koalicioni i ri qeverises, i cili do te jete nje koalicion stabel dhe koalicion per zhvillimin e Ulqinit. Gjeka i ka ftuar keshilltaret e Kuvendit te Komunes se Ulqinit dhe qytetaret e Ulqinit per bashkepunim sa me te madh me qellim te, sic ka thene ai, “arritjes se objektivave tona te perbashketa – zhvillimit te Ulqinit dhe jetes me te mire te te gjithe qytetareve te tij”. Fatmir Gjeka zevendeson ne krye te Komunes se Ulqinit, Nazif Cungun nga Forca e Re Demokratike, kurse kryetari i ri i Kuvendit, mr. Fuad Haxhibeti, Milazim Mustafen nga Partia Demokratike. Ne seancen konstitutive jane verifikuar mandatet e keshilltareve te perberjes se re te Kuvendit te Komunes se Ulqinit, ku PDS perfaqesohet me nente keshilltare, Forca e Re Demokratike me tete keshilltare, koalicioni “Bashke per te ardhmen e Ulqinit” me shtate keshilltare, UDSH me tre keshilltare, PSD dhe Mali i Zi Pozitiv me nga dy keshilltare, ndersa Partia Popullore e Socialisteve dhe Fronti Demokratik me nga nje keshilltar.

i.k.

Koha Javore