Brajeviq: Investimet në Infrastrukturën rrugore Ulqin – Krythë

March 7, 2014   | Rajoni / Region

Rruga_Krytha_Katerkollë_UlqinQeveria e Malit të Zi  e mbajti sot mbledhjen e rregullt në të cilën u fol për ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Në këtë mbledhje u theksua se nga fundi i vitit 2006 e deri në vitin e kaluar janë investuar më shume se 300 milion euro, janë realizuar më shumë se 100 projekt, prandaj Mali i Zi sipas fjalëve të ministrit Ivan Brajeviq, disponon me më shumë se 11 mijë e 800 kilometra të rrugëve  kualitative dhe rrugëve të shpejta. Sipas fjalëve të tij, dukshëm është zvogëluar numri i fatkeqësive në komunikacion mirëpo, në këtë sektor ende duhet të investohet dhe këtë e vërteton plani ambicioz i qeverisë i miratuar në këtë vit. Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e sotme miratoi edhe propozim ligjin për pengimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

Ivan Brajeviq ka lajmëruar që gjatë këtij vit do të punohet dokumentacioni teknik dhe do të fillojnë punimet në aksin rrugor nga Ulqini deri në Krythë, ku  punimet do të financohen nga kredia e Bankës Investuese Evropiane. Vlera e përgjithshme e punimeve është vlerësuar nëntë milion euro.

Për rikonstruktimin e rrugës Ulqin-Krythë, mjetet financiare do të sigurohen nga buxheti i Malit të Zi me vlerë prej 750 mijë euro kurse nga kredia e Bankës Investuese Evropianeme do ndahet vlera prej 500 mijë euro.

RTCG