Qytetarët e Ulqinit ndihen të pasigurt në rrugët e qytetit – Video

March 7, 2014   | Shoqëria / Društvo

Hatixhe-Nelaj-Tv-TeutaTrotuaret e rrugëve të qytetit të Ulqinit janë pothuajse të stërmbushura me vetura, gjë  që paraqet  pengesë shumë të madhe për  këmbësorët, ngase kjo e zvogëlon dukshëm hapësirën e tyre për lëvizje.

Vetëm pak metra larg komunës së Ulqinit, njerzit që shkojnë dhe dalin nga komuna, e të cilët janë të shumtë në numër, jo vetëm që pengohen në vazhdimësi nga automjetet, por edhe mund të jenë në rrezik për jetë, nga veturat që kalojnë në kalimin per kembesore, i cili është i përcaktuar edhe me shenja të komunikacionit për këmbësor me vija të bardha.

Kjo mund të paraqes edhe rrezik për ndonjë aksident të pa dashur, ngase hapësira për të lëvizur është shumë e limituar dhe shpesh këmbësoret dijn të pësojn lendime trupore.

Kalimi i veturave nëpër kalimin per kembesore, siç shihet edhe në kamerën e Tv Teutes, nuk pengohet nga askush, madje, edhe pse kamera ka qëndruar për orë të tëra, aty nuk është vërejtur asnjë polic.

Sipas  reportazhit të raportuses Hatixhe Nelaj nga Tv Teuta duhet cekur se s’ka nevojë për shumë fjalë, sepse veprat flasin vetë.