KNSH-ja: Arsimi në gjuhën shqipe në Mal të Zi përballet me probleme – Video

March 8, 2014   | Kulturë / Kultura

KNSH-ja-UlqinArsimi në gjuhën shqipe është një nga problemet e popullatës shqiptare në Mal të Zi.

Sipas KNSH -së vitet e fundit po bëhen përpjekje të rëndësishme, duke nisur nga reforma arsimore, miratimi i programeve dhe botimi i teksteve të reja mësimore në gjuhën shqipe.

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi prezentoi në Ulqin projektin ‘”Pozita dhe nevojat e arsimit shqip në Malin e Zi”‘ para mësimdhënësve të shkollave shqipe të komunës së Tivarit dhe Ulqinit.
Nga KNSH -ja thohet se arsimi në gjuhën shqipe në Mal të Zi përballet me shumë probleme.

Ju ftojm te shikoni pak videon e përgaditur nga Tv Teuta

YouTube Preview Image