Vazhdon përçarja e Shqiptarëve edhe në Krajë

March 8, 2014   | Politika

percarje-politike ne kraje-1Shqiptarët në Komunën e Tivarit, respektivisht banorët e Krajës ishin të fundit ndër komunat ku jetojnë shqiptarë që për vite me radhë në zgjedhjet lokale  ishin të bashkuar reth një forca politike, por nga zgjedhjet e arshshme situata do të ndryshojë.

Për vite me radhë subjekti i vetëm politik shqiptarë që ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Komunen e Tivarit ishte Lidhja Demokratike në Mal të Zi. Në këtë mënyrë shqiptarët e Krajës u konsideruan të bashkuar sa i përket politikës.

Por nga zgjedhjet e ardhshme lokale në Komunën e Tivarit situata do të ndryshojë, pasi Forca e re demokratike ka zyrtarizuar qendrimin e sajë që do të marrë pjesë në zgjedhjet e arshshme lokale në këtë komunë.

Nga ana tjeter është edhe Partia Demokratike e cila ka degën e sajë në Krajë, dhe sigurisht që edhe nga kjo forcë politike pritet që të vendosin të marrin pjesë në zgjedhjet lokale. Në këtë mënyrë votuesit e Krajës, shqiptarët në Komunën e Tivarit për herë të parë do kenë përball vetës për të zgjedhur njëren nga tri partitë shqiptare.

Duke u referuar rezultateve të zgjedhjeve të fundit lokale në Komunën e Tivarit (2010), si parti e vetme shqiptare ishte vetëm Lidhja Demokratike në Mal të Zi e cila arriti të marrë 749 vota të përkthyer në një mandat këshilltari.

Ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2012 në Krajë votat për partitë shqiptare ishin afërsisht të barabarta me votat që ka marrë Lidhja Demokratike në Mal të Zi e vetme në zgjedhjet lokale në Komunen e Tivarit, por kësaj radhë të shpërndarë në dy koalicione.  Koalicioni shqiptarë (Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Alternativa Shqiptare) kanë marrë 448 vota ndërsa Forca ka marrë 173 vota. Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Krajë ka marrë më shum vota koalicioni malazez PDS-PSD 495 vota kundrejt Koalicionit shqiptarë i cili ka marrë 448 vota.

Në këtë mënyrë nëse në zgjedhjet e ardhshme lokale në Komunën e Tivarit subjektet politike shqiptare vendosin të dalin të vetme, atëher mundësia që këto subjekte të mos marrin asnjë këshilltarë në Kuvendin Komunal të Tivarit është shumë e madhe. Forca e re demokratike e ka dhënë shenjë e parë pasi ka ftuar për bisedime të gjitha partite shqiptare që veprojnë në këtë komunë për krijim e koalicionit të subjekteve shqiptare. Por sa i realizueshem do të jetë ky koalicion mbetet për tu parë./KrajaOnline/