Pa luftimin e korrupsionit, nuk ka investitorë të huaj

March 9, 2014   | Ekonomia / Ekonomija

UBA-BKA-ULQINKomuna e Ulqinit duhet të lançojë një portal të ri me synimin për të tërhequr investitorë vendas dhe të huaj, raportojnë disa media nga diaspora.

Në bashkëpunim, disa persona nga diaspora kërkojn që portal sikurse UBA në Ulqin, ose BKA ana malit, të jetë një one-stop informacioni që jep të dhëna mbi përfitimet e investimeve, konkurrencën, specifikat administrative dhe fiskale dhe kontaktet me zyrtarë vendas që mund të jenë të nevojshme për investitorët të huaj dhe atyre vendorë.

Ngurrim për të investuar në Ulqin

Por ky besim duket se deri sot nuk ka qenë në atë nivel që investitorë të rinj të huaj të mos ngurrojnë të vijnë në Ulqin. Biznesi ka nevojë për qëndrueshmëri dhe besueshmëri. Qëndrueshmëri në kontratat dhe koncesionet e firmosura. Investitorët e huaj që operojnë tanimë në Mal tzë Zi ankohen prej vitesh për mosrespektim të ligjeve, burokraci të lartë dhe administratë të keqe, situate të paqartë lidhur me pronësinë, mungesë trajnimi profesional, prirje për korrupsion. Tani për tani gjithçka ka mbetur pezull pasi ka një regjim të ri taksash dhe komuniteti i investitorëve të huaj kërkon të adaptohet me situatën e re.

YouTube Preview Image